Albspirit

Media/News/Publishing

Nuk ka prova, lirohet gazetarja Suela Musta

Gjykata e Elbasanit ka vendosur të lirojë gazetaren Suela Musta e arrestuar nga policia gjatë operacionit të koduar ‘Krasta’.

Ka qenë kërkesa e prokurorisë që Musta të lihej në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, pasi nuk kishte prova të mjaftueshme dhe nuk kishte ndonjë rrezik për prishje provash, që ajo të qëndronte në qeli.

Operacioni “Krasta” u finalizua pas disa viteve hetime dhe përgjimesh nga të cilat u mundësua dokumentimi edhe i tri ngjarje kriminale të ndodhura vite më parë në Elbasan ku implikohen edhe pjestarë nga fisi Çapja për hakmarrjet me familjen Mema.

Please follow and like us: