Grupi i Bënçës: Mirë se erdhe Edi Rama!
Mirë se erdhe Edi Rama
Ku nuk të ka shkuar fama
Në Amerikë të Obama
Ti je burrë që s’do reklama
Sot kjo kala me bedena,
të thotë mirë se erdhe Tepelena.
Po të pyeç popullsinë
Thonë të gjithë duam Edvinë
Ja e bënë ti Shqipërinë
Ja të tërë ramë në greminë
Je i madh je burrë shteti
të njeh globi, gjithë mileti
Përkrah Gramozi, Tërmeti,
ndriçohet si meteor deti
Ti e ke mendjen të artë,
lum ne që të kemi fat
Më datën 30 qershor,
do t’i marrç frenat në dorë
Kryeministri madhor,
rrofsh sa mali Tomor
Sot kala me bedena
të thotë rroftë gjithë Tepelena.
Please follow and like us: