Maryam Rajavi: Do ta rimarrim Iranin
Fjala në tubimin për Iranin e Lirë në Ashraf 3
Më lejoni së pari, t’i uroj ditëlindjen Imamit të Tetë Shiit, Imam Reza, kreut të tetë të islamit progresiv kundër tiranëve (PBUH).
Bashkatdhetarët e mi,
Të nderuar miq dhe personalitete të shquara,
Ashraf 3 ju mirëpret të gjithëve.
Njëzet muaj më parë, kjo ishte një copë tokë dhe asgjë tjetër.
Sidoqoftë, me duart e Muxhahedinëve, përmes përpjekjeve të tyre të mëdha dhe punës së tyre të palodhur, u ndërtua Ashraf 3 i cili shfaqet tani krenar dhe i fuqishëm.
Por destinacioni ynë përfundimtar është Teherani, i çliruar nga pushtimi i mullahëve. Mullahët kanë shkatërruar atdheun tonë, por ne do ta rimarrim atë dhe do ta rindërtojmë këtë vend më të bukur.
Ne e filluam këtë udhëtim më 20 qershor 1981, kur kreu i Rezistencës iraniane Massoud Rajavi farkëtoi një rezistencë të rrënjosur thellë dhe të palëkundur kundër diktaturës fetare të mullahëve.
Ai themeloi Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) dhe Ushtrinë Nacionalçlirimtare të Iranit (NLA).
Tani, Ashraf 3 shfaqet krenar dhe i fuqishëm gjatë këtij udhëtimi të gjatë, një udhëtim që ka pasur shumë fillime të reja dhe rivendosje në tërësi. Në këtë rrugë, ne me këmbëngulje duruam të rrethuar për dhjetë vjet gjakderdhje në Kampin Ashraf dhe për katër vjet të tjera plot me vendosmëri në një thertore të quajtur Kampi Liberty (në Irak).
Tani, kjo shënon një kapitull tjetër në marshimin e madh drejt lirisë, drejt një Irani të lirë, drejt një destinacioni të lavdishëm, sigurisht pas vuajtjeve të mëdha si dhe gjakut të dëshmorëve i derdhur lumë.
Në përvjetorin e parë të fillimit të rezistencës kundër mullahëve, Massoud Rajavi tha: “Triumfi i rezistencës sonë do të largojë jo vetëm një nga pengesat më të mëdha përpara revolucioneve bashkëkohore, por në fakt, shkakun më të rëndësishëm të devijimit dhe shpërbërjes së tyre, domethënë shkeljen e parametrave të shenjtë të lirisë me pretekste dhe justifikime të ndryshme. Ringjallja e konceptit të lirisë do ta ringjallë njerëzimin, si dhe revolucionet e dështuara”.
Ai tha: “Që një komb të vlerësojë lirinë e vet, duhet të lirohet vetë”.
Ai shtoi: “Gjithkush mund ta lirojë veten e vet nga zgjedha e shtrëngimit dhe shtypjes. Dhe pikërisht për këtë arsye ne jemi përgjegjës për ta çuar përpara qëllimin e një kryengritjeje të përgjithshme për lirinë e popullit tonë dhe vendit tonë”.
Të dashur miq,
Për popullin e Iranit, dyzet vjetët e sundimit të mullahëve janë sinonim i një masakre të gjithanshme.
Nga disa qindra ekzekutime çdo natë në burgun famëkeq Evin dhe masakra e të burgosurve politikë gjatë dekadës së parë të sundimit të regjimit, në masakrën e ekonomisë dhe prodhimit, mjedisit, kulturës dhe artit, dhe qytetërimit iranian.
Tani, fashizmi fetar i mullahëve ka arritur fundin dhe po lufton për ti mbijetuar një krize, që do e çojë në përmbysjen e tij.
Shkatërrimi ekonomik, eliminimi i mbi 70 për qind të kapacitetit industrial, një sektor bankar i shkatërruar, eksodi mujor i një kapitali prej rreth 3 miliard $ dhe rënia e pandërprerë e vlerës së monedhës kombëtare, nuk mund të frenohen.
Regjimi klerik është në një rrugë pa krye. Ai as nuk ka aftësinë për të negociuar, për të braktisur terrorizmin ose për të ndaluar ndërhyrjen në rajon, dhe as nuk ka hapësirë për të manovruar ashtu siç bëri gjatë epokës së pajtimit.
Udhëheqësi suprem i regjimit Ali Khamenei i quan negociatat me helm amerikan dhe thotë se ato janë dy here më shumë helmuese veçanërisht në administratën aktuale. Pse? Sepse siç pranoi, çdo ndryshim në sjelljen e regjimit është i barabartë me ndryshimin e regjimit dhe “çdo hap prapa do të sjellë me vete një zinxhir pa fund të tërheqjeve të mëvonshme”.
Sot, pyetja është, ku po shkon kjo tirani fetare?
Brenda vendit, ajo po shkon drejt tkurrjes së mëtejshme në radhët e saj dhe në shoqëri, me shtypjen e popullit, dhe demonizimin dhe terrorizmin kundër Rezistencës iraniane, që e sheh si kërcënimin dhe armikun kryesor; një lëvizje rezistencë, që bën thirrje për ndryshim të regjimit, për të zëvendësuar sundimin e vali-e faqih (sundimi klerik absolut) me sovranitetin dhe të drejtën e votës së popullit; një rezistencë, që ka luftuar kundër këtij regjimi për katër dekada; një lëvizje që, siç pranoi pasardhësi i rrëzuar i Khomeinit (Ajatollah Hossein Ali Montazeri), nuk mund të asgjësohet me anë të vrasjeve, por përkundrazi është forcuar më tej.
Ndërkombëtarisht, mullahët po llogarisin mosveprimin dhe tolerancën nga ana e bashkësisë ndërkombëtare. Llogaritja e tyre është se operacionet terroriste dhe nxitja e luftës në vendet e rajonit nuk do t’i kushtojnë shumë, të paktën deri në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të SHBA-ve.
Ata i thonë vetes: le të presim edhe 16 muaj, dhe ndoshta SHBA do të kenë një president tjetër nga i cili mund të marrim të njëjtat “koncesione super” siç bëmë në marrëveshjen bërthamore!
Në këtë pikë, më duhet të kujtoj, se që nga 24 nëntori i vitit 2013, gjatë gjithë negociatave dhe para dhe pas marrëveshjes bërthamore, Rezistenca iraniane kishte paralajmëruar vazhdimisht, që të mos anashkaloheshin gjashtë rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Ne veçanërisht kërkuam ndërprerje të plotë të pasurimit të uraniumit, pranim të Protokollit Shtesë dhe akses të papenguar të inspektorëve në të gjitha qendrat e IRGC-së dhe në vendet tjera të dyshuara të regjimit.
Në prill të vitit 2015, para se të nënshkruhej marrëveshja bërthamore, deklarova në një takim të Senatit francez se “Përvoja e Rezistencës Iraniane tregon, se mullahët kuptojnë vetëm gjuhën e forcës dhe vendosmërisë”. Dhe unë theksova, “Ka ardhur koha për fuqitë e mëdha të ndalojnë pajtimin dhe dhënien e koncesioneve tiranisë fetare vrasëse, bankierit qendror të terrorizmit dhe mbajtësit të rekordit botëror të ekzekutimeve dhe të njohin të drejtën e popullit të Iranit për rezistencë dhe liri “.
Në ditën e marrëveshjes, më 14 korrik 2015, ne deklaruam përsëri, “Një marrëveshje që neglizhon të drejtat e njeriut të popullit iranian dhe dështon ti vejë në dukje dhe i pranon ato, vetëm do të nxisë shtypjen e mëtejshme dhe ekzekutimet e vazhdueshme nga ana e këtij regjimi. Ajo gjithashtu do të shkelë të drejtat e popullit të Iranit, Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe Kartën e OKB-së … sepse populli i Iranit ka qenë viktima kryesore e këtij programi bërthamor”.
Një vështrim mbi zhvillimet e fundit
Tani, le të shqyrtojmë ngjarjet që kanë ndodhur gjatë dy muajve të fundit:
Më 29 maj 2019, në një referencë të nënkuptuar ndaj operacioneve terroriste në Fujairah (UAE), Arabinë Saudite dhe Irak, Khamenei tha, “Në qoftë se përdoren mirë potencialet dhe levat (tona) të bisedimeve, presioni i SHBA-ve do të zvogëlohej ose do të merrte fund. Por, nëse mashtrohemi nga “ftesat për bisedime” amerikane dhe nuk përdorim levat tona të presionit … humbja (jonë) është e pashmangshme. ”
Sa i përket rritjes së pasurimit të uraniumit në një nivel përtej kufijve të lejuar, ai bëri kërcënimin e mëposhtëm: “Ne nuk do të ndalemi në atë nivel. Në fazën tjetër, ne do të përdorim leva të tjera të presionit, nëse është e nevojshme. ”
Në të vërtetë, sulmi ndaj çisternës japoneze të naftës pikërisht në kohën kur kryeministri i Japonisë ishte në Teheran për ndërmjetësime dhe rrëzimi i një droni amerikan është ndër taktikat dhe instrumentet e presionit të përmendura nga Khamenei. Presidenti i regjimit Hassan Rouhani përgëzoi (IRGC-në) dhe tha, se ai i puth duart gardës revolucionare të përfshirë (komandantët dhe oficerët).
Vetëm kohët e fundit, regjimi deklaroi se kishte rritur pasurimin e uraniumit në 4.5% dhe kërcënoi, se do të ndërmerrte hapa të mëtejshme.
Përveç kësaj, javën e kaluar, Rouhani u përpoq t’i shantazhojë dhe t’i poshtërojë vendet evropiane duke thënë: “Ne do ta kthejmë reaktorin në Arak në gjendjen e mëparshme, në gjendjen që ju thoshit, se ishte e rrezikshme për shkak të kapacitetit të tij për të prodhuar pluton”.
Në të vërtetë, për shkak të kërcënimeve të tilla, çfarë mund të bëjmë për pretendimet e tyre qesharake, se fashizmi fetar i konsideron armët bërthamore të ndaluara dhe Khamenei ka lëshuar një dekret në lidhje me këtë? Çfarë ndodhi me ato pretendime? A nuk janë tallur ata me mediat dhe opinionin publik duke përdorur këto pretendime?
Dhe loja kukafshehtazi vazhdon…
Përçarja dhe paqëndrueshmëria e regjimit
Është e qartë, se regjimi po ushqen tensionet në një përpjekje për tu tërhequr përsëri ndaj bashkësisë ndërkombëtare. Ata nxisin trazirat dhe kaosin për të fshehur frikën e tyre nga përmbysja. Ata duan që vendosmëria të zëvendësohet me politikën e zbutjes. Dhe ata duan të lehtësojnë frikën dhe ankthin e forcave të tyre të Bassij dhe Gardës Revolucionare dhe të ruajnë balancën dhe ekuilibrin e tyre të brendshëm.
Një ish-këshilltar i Rouhanit ka thënë, se kur është fjala për përcaktimin e politikës së jashtme brenda regjimit, dy shkollat e “konfrontimit” ose “angazhimit” po ballafaqohen kundër njëra-tjetrës. Në një përpjekje për të konsoliduar pushtetin, në fjalimin e tij më 22 maj, Khamenei urdhëroi auditorin e tij “të konsiderojë fazën për krijimin e një qeverie të re Hezbollah”.
Megjithatë, realiteti është se përçarja dhe paqëndrueshmëria janë ndër shenjat, që regjimi është në kapitullin e tij të fundit. Regjimi klerik nuk do të gjejë një rrugëdalje nga përmbysja e tij e pashmangshme.
Pagëzimi i kumbarit të terrorizmit
Në përputhje me politikën e paqes së fashizmit fetar gjatë tre dekadave të kaluara, apologët e regjimit bënë një sy qorr ndaj krimeve të kryera brenda dhe jashtë Iranit. Ata e pagëzuan bankierin qendror dhe sponsorin më të madh dhe kumbarin e terrorizmit ndërkombëtar.
Në vend të regjimit, ata vunë në shënjestër armiqtë e tij, pikërisht Rezistencën Iraniane, duke drejtuar akuza fiktive kundër saj. Ata vendosën në listën e zezë Muxhahedinët në vend të rrjetit të Khameneit dhe Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare të Iranit në vend të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).
Sigurisht, ne me shumë krenari fituam më shumë se 20 gjyqe. Ata nuk gjetën as një element të vetëm të provave inkriminuese kundër MEK-ut. Kjo histori kujton mitin e lashtë iranian, ku heroi Siavash kalon i sigurtë përmes flakëve të akuzave kundër tij.
Velayat-e Faqih, burimi i luftës
Tani perdet e fshehta po largohen një nga një. Gjithkush mund të shohë qartë, se burimi i luftës dhe nxitësi i saj është regjimi velayat-e faqih. Siç ka thënë Rezistenca Iraniane që në fillim, lufta kundër këtij regjimi është ekuivalente me kërkimin e paqes, sepse eliminon burimin e luftës dhe trazirat.
Zëdhënësit e regjimit klerik thoshin, se nëse mullahët do të përmbysen, Irani do të përjetonte luftë, trazirë dhe ndarje. Tani, të gjithë mund të shohin, se për aq kohë sa do të jetë ky regjim, lufta dhe krizat do të vazhdojnë dhe do të intensifikohen në rajon. Prandaj, kushdo që kërkon liri për Iranin, kushdo që dëshiron ta shpëtojë Iranin nga shkatërrimi dhe kaosi, kushdo që kërkon paqe dhe stabilitet global dhe rajonal, duhet të ngrihet të kërkojë përmbysjen e regjimit të mullahëve.
https://www.facebook.com/100010445585784/videos/pcb.883993535292158/883987678626077/?type=3&theater
https://www.facebook.com/100010445585784/videos/pcb.883993535292158/883987678626077/?type=3&theater