Albspirit

Media/News/Publishing

Romario Metanj: Zgjedhje si në Shqipëri!

Image result for Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut

Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut është një deklaratë e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 10 dhjetor 1948 në Palais de Chaillot, Paris. Deklarata lindi si përgjigje ndaj tmerreve të Luftës së Dytë Botërore dhe përfaqëson përpjekjen e parë globale për të artikuluar mbrojtjen e atyre të drejtave që shumë njerëz besonin se ishin të drejta themelore që i takojnë të gjitha qenieve njerëzore. Deklarata përbëhet nga tridhjetë artikuj, të cilët janë përpunuar gjatë viteve në vijim nga traktate ndërkombëtare, instrumente rajonale të të drejtave të njeriut (ku spikat Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut), kushtetutat kombëtare, dhe ligje të tjera. Rëndësi në analizë do t’i kushtoj Artikullit 21, i cili merret me liritë themelore politike. Sipas këtij artikulli: Çdokush ka të drejtë të marri pjesë në qeverisjen e vendit të tij, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo tërthortë…Dëshira e popullit duhet të bazojë autoritetin e qeverisë; kjo duhet të shprehet në zgjedhje të pastra dhe periodike ,të cilat duhet të jenë me lejueshmëri plotë dhe të barabartë, duhet të mbahen me votë sekrete ose me proçedura të lira votimi. Artikulli 21 është pjesë e ligjit themeltar, Kushtetutës, duke treguar rëndësinë e madhe të këtij parimi njëkohsisht edhe kriter i demokracisë. Studiues të ndryshëm kanë dalë në përfundimet se një nga kriteret se si mund të identifikohet demokracia është: zgjedhje të lira dhe të ndershme. Vërtet zgjedhjet janë një kriter, por nuk e identifikojnë demokracinë. Zgjedhjet më të lira, zgjedhjet më të rregullta, zgjedhjet më të ndershme, zgjedhjet më transparente zgjasin vetëm një ditë, kurse i gjithë proçesi zgjat 70 ditë nga momenti i rregjistrimit të subjekteve politike në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve deri në ditën e votimit nga të gjithë shtetasit me të drejtë vote. Nga sa më sipër populli është vetëm një ditë në dy vjet pjesëmarrës në jetën politike të vendit. Çdo proçes zgjedhor i cili kalon tregon uljen e pjesëmarrjes të shtetasve në procesin e votimit, duke vendosur të largohen nga jeta politike. Ky është një rrezik i madh për sistemin e demokracisë, sepse pushteti i takon sovranit dhe meqënëse sovrani shpreh mosinteresimin e tij, kemi mosfunksionim të demokracisë. Rreziku i vetëm nuk është mosinteresimi i zgjedhësve mbi subjektet politike, ndoshta sepse nuk binden nga programet politike (për këtë do të shkruaj një temë më vete). Rrezik mbeten zgjedhjet ilegjitime në Shqipëri. Vërtet shtetasit shqiptarë i drejtohen kutive të votimit në datën e dekretuar nga kreu i shtetit, si datë e zgjedhjeve lokale apo parlamentare, por çfarë ndodh në momentin kur shpallet rezultati. Palët humbëse nuk pranojnë rezultatin. Në këtë moment zgjedhjet bëhen ilegjitime dhe rritet mundësia e konflikteve dhe destabilitetit në vend duke sjellë dëmtimin e jetës ekonomike, sociale, kulturore, proceset integruese në familjen europiane.

Kjo situatë ndodh prej tre dekadash. Boll më. Shqipëria nuk e meriton një demokraci të pakonsoliduar. Thirrja e studentëve të dhjetorit “E duam Shqipërinë, si gjithë Europa” shtrihet këmbëkryq edhe pas tre dekadave pluralizëm. Sfidat janë të shumta, por për mendimin tim sfida më e rëndësishme është nevoja për të inkurajuar qytetarët për të marrë pjesë masivisht në proceset politik të vendit. Një pjesëmarrje sa më e madhe është çelësi i vetëm për të forcuar demokracinë dhe mirëqeverisjen. Për t’u realizuar kjo nevojiten individë personaliteti i të cilëve është i prirur nga parimet demokratike. Demokracia është proçes, jo ngjarje,është më shumë se sa një moment zgjedhjesh çdo 2 vjet.

Please follow and like us: