Albspirit

Media/News/Publishing

Plumba në kokë selenicarit që njihej edhe si Laver Tozaj, edhe si Nikolla Ikonomi!

Fotografia e Vesjan Tirana

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja me armë zjarri e ndodhur mbrëmjen e sotme në Selenicë të Vlorës. Burime zyrtare nga policia thanë se viktima kishte dy emra. Në gjendjen civile ai e kishte ndërruar emrin, ndërsa në fshat njihej me emër tjetër.  I vrarë me 3 plumba pranë shtëpisë së tij, ka mbetur 47-vjeçari Laver Tozaj. Por sipas policisë, ky person kishte dy emra. Në gjendjen civile ai ishte i regjistruar si Nikolla Ikonomi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Resulaj të Selenicës, ndërsa 47-vjeçari është ekzekutuar me tre plumba në pragun e shtëpisë së tij.

Please follow and like us: