Albspirit

Media/News/Publishing

Shuhet nga sëmundja e rëndë moderatorja e njohur

Image result for nadia toffa

Pas një beteje të gjatë me kancerin, moderatorja e njohur italiane Nadia Toffa është ndarë nga jeta në moshën 40-vjeçare mëngjesin e së martës.

Ajo u kthye në një simbol të luftës kundër kësaj sëmundjeje të rëndë.

40-vjeçarja u diagnostifikua me kancer në vitin 2017 dhe madje shkroi edhe një libër për luftën kundër kësaj sëmundjeje të tmerrshme.

Në libër shkroi se ajo u përpoq ta shihte kancerin si “një dhuratë, një mundësi” gjë që çoi në momente të rënda nga ndjekësit në internet.

Lajmin për ndarjen e saj nga jeta e ka dhënë vetë stafi i ‘Le Iene’, të cilët shprehen se tashmë asgjë nuk do të jetë si më parë për ta.

40-vjeçarja do të mbahet mend si një grua që luftoi me dinjitet me këtë sëmundje dhe qëndroi e fortë deri në fund.

Please follow and like us: