Albspirit

Media/News/Publishing

INTELEKTUALI TROPOJAN IBRAHIM KADRI MALAJ, ME 12 VEPRA

 

Image result for IBRAHIM KADRI MALAJ

Ibrahim Hajdarmataj

 

 

Ibrahim Kadri Malaj lindi në fshatin T’Pla të Tropojës, tani me banim në qytetin Bajram Curri, i cili është autor i 12 librave. Krijimtaria e tij në fushën letrare ka pasur mjaft sukses tek lexuesit, i cili është prezantuar me 12 vepra. Po ndalemi cfarë kanë thënë shkrimtarët për Ibrahimin.

Vite më parë shkrimtari i mirënjohur Dritëro Agolli shkruante: “Ibrahimi kërkon t’u lërë shokëve,miqve dhe të afërme dicka të shkruar e cila mund të ishte  edhe një rrëfim në prozë edhe një letër e gjatë. Por atij i ka ardhr për  mbarë ta shkruajë në vargje sipas traditës së këngëve popullore,vecanërisht  të rapsodive të Veriut. Varg pas vargu tregohen ngjarje dhe përmenden emra të shumënjohur e pak të njohur. Është një lidhje vjershash tregimtare me njera-tjetrën për të shprehur, siç thashë, një dashuri të përzemërt dhe një ndjenjë atdhetarie,ndjenjë kjo që është dobësuar si rrjedhim i krizës shpirtërore dhe materiale që po kalojnë shqiptarët. Mbase kjo dëshirë e autorit për të ngjallur dashurinë dhe atdhetarinë përmes një pune të lodhshme në këto mijëra vargje meriton përgëzime. E them këtë, pasi puna pa asnjë qëllim përfitimi material egoist e vlen ndofta nderimin më të vecantë. Pastaj vetë Tropoja,me natyrën dhe me djemtë e vajzat e saj,është një poezi e vërtetë”.

Ndërsa shkrimtari tropojan Avdyl Sulaj shkruan për Ibrahimin: “Albanolog dhe dijetar shqiptare e të huaj kanë kryer studime e botime të shumta historiografike, etnografike,etnologjike etj, për shqiptarët, kanë bërë objekt dhe kanë trajtuar edhe gjenealogjinë e fiseve të vecanta. Madje albanologët austriakë Franc Nopça e Karl Steinmantz kanë bërë hulumtime dhe për ndonjë fis të krahinës së Tropojës, si të Nikajt e të Mërturit. Por këta autorë nuk kanë arritur të bëjnë studime sintetizuese,ku të paraqitej gjeneza e plotë me shtrirje dhe lidhje ndërkrahinore të fiseve. Ndërkohë studiuesi Ibrahim Malaj e ka jetësuar këtë për një nga trevat etnike shqiptare, Malësinë e Gjakovës (Tropojën) dhe fiset e saj në këtë libër. Ai ka hulumtuar hollësisht nga burime gojore e dokumentare prejardhjen, degëzimet, lidhjet e rrjedhën ndër shekuj të tyre në vëllazeri e breza”.

Poeti i talentuar dhe kryetari i lidhjes së shkrimtarëve të Tropojës, Z. Lulzim Logu, propagandon: “Ibrahim Kadria tashmë është një emër i njohur i kulturës tropojane, ai ka guxuar të jetë kronikan i kohës, hulumtues i rastit për ngjarje të rëndësishme të saj,të jetë dëshmitar serioz dhe i paanshëm, debatues  i kujdesshëm dhe i ekulibruar ,një qytetar i mirë i vendit të vet. Që nga Tropoja në breza deri tek T’Plani i Krasniqes, gati në dymbëdhjetë stacionet e tij, aq sa janë dhe veprat e botuara, ai nuk ka reshtur në misionin e tij të lakmueshëm, të shpalojë përpara opinionit Tropojën e vërtetë, historinë dhe traditat e saj të cmuara, duke u përpjekur të kontribojë në ruajtjen e vlerësimin e tyre si modele ku shfaqet padyshim shpirti dhe epopeja fizike dhe shpirtërore e popullit ndër epoka të ndryshme”.

Në bisedë me Ibrahim Kadri Malajn, ai më thotë: “Për të grumbulluar të dhëna për thesarin popullor, që është barometri kryesor dhe më i saktë, që reflekton dhe pasqyron mencurinë, filozofinë, urtësinë, bujarinë dhe virtytet më humane të popullit e pse jo edhe të kombit,më janë dashur shumë vite udhëtime, takime me njerëz të njohur e të panjohur, me dashamirë, sidomos me të moshuar, intelektualë dhe njerëz të ndryshëm”.

Këto ditë me shokë dhe miq, Ibrahimi festoi 90-vjetorin e lindjes dhe të shumta ishin urimet që i bënin. Unë po ndalem te urimi që i bëri kryetari i veteranëve të Tropojës, Z.Rexhep Shpati: “Ibrahim, 90 vjeç u bëre dhe 90 libra botofsh”.

Image result for IBRAHIM KADRI MALAJ

 

 

Please follow and like us: