Nikollaq Neranxi: Kontrollet e AKU-t, shkeljet dhe arritjet!
Nikollaq Neranxi *
Në kulmin e debateve nëse janë të drejta apo tendencioze kontrollet në restorante dhe hotele, në cilësinë e Kryetarit të Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve, kam parë dhe jam sinjalizuar për shumë shkelje, padrejtësi dhe paligjshmëri të cilat do të jene objek i një shkrimi të detajuar në media, ditët e para të shtatorit!
Por për të qenë objektiv, kam konstatuar edhe një gjë pozitive nga këto kontrolle të cilën dua ta ndaj me ju sot! AKU krahas kontrolleve për cilësinë e produkteve, pastërtisë etj, këtë vit iu ka kërkuar diplomat të gjithë atyre që punojnë në sektorin e kulinarisë!
Kjo është shumë pozitive dhe ngre lart nivelin e shërbimit ndaj konsumatorit! Në këtë rast AKU është brenda misionit të saj për të nxitur shërbim profesional! Urime!
Autori është president i Kompanise ‘Neranxi’ dhe njëkohësisht kryetar i ‘Shoqata për Mbrojtjen e Tregetarëve të Shqipërisë’.