Albspirit

Media/News/Publishing

Të rejat e horoskopit, 16 gusht 2019

Dashi

Do të jetoni disa momente pasigurie dhe do të jeni në kërkim të emocioneve që t’iu mbushin jetën. Këshillohet që të bëni kujdes në raport me persona që nuk i njihni mirë. Po ashtu mund të ketë pakënaqësi ose përplasje me persona me personalitet të fortë, pasi në këtë moment, doni që të keni të drejtë me çdo kusht.

Demi

Keni kaluar ditë jo shumë të bukura. Fatmirësisht e keqja ka kaluar dhe tashmë do të jeni në një fazë rikuperimi, edhe pse do të ketë disa probleme që kërkojnë zgjidhje. Gjithashtu mund të ketë disa diskutime si në sferën familjare edhe në atë profesionale, të paktën deri në fundjavë.

Binjakët

Ka ende disa probleme që nuk ju lënë të ndiheni të qetë. Mund të bëhet fjalë për çështje profesionale ose ekonomike. Kjo gjë mund t’iu shkaktojë shqetësime dhe nervozizëm, ndaj mundohuni që të mos e reflektoni në raportin në çift.

Gaforrja

Do të ndiheni shumë të lodhur dhe nervoz, me gjasë për shkak të situatave që do të ndikojnë në humorin tuaj. Shumë gjëra do të varen nga puna juaj, ku do të ketë ende probleme të mbetura pezull që kërkojnë zgjidhje. Po ashtu mund të ketë ndryshime, të cilat kërkojnë që të ndryshoni strategji. Sa i takon dashurisë, kjo e premte do të jetë mjaft pozitive, por shumë gjëra do të varen nga humori juaj.

Luani

Më në fund planetet do të jenë në anën tuaj dhe do ju ndihmojnë që të kapërceni një krizë apo probleme me të cilat jeni përballur gjatë ditëve të fundit. Mundohuni që ti përballoni gjërat me buzëqeshje dhe në mënyrë pozitive. Takimet janë mjaft të favorshme.

Virgjëresha

Mundohuni që gjatë kësaj dite të bëni vetëm gjërat e domosdoshme. Kjo është një periudhë gjatë së cilës përgjegjësitë do të ndihen shpesh duke ju trysnuar. Kështu që bëni mirë të frenoni pak dhe të gjeni kohën për tu relaksuar dhe për t’u rikarikuar, duke qenë se në shtator rikuperimi do të jetë i ndjeshëm.

Peshorja

Përfitoni nga kjo fundjavë për tu përballur me sfidat që kanë të bëjnë me sferën profesionale. Ka ende disa probleme të cilat duhen përballuar, pasi pavarësisht përpjekjeve tuaja, ka disa pengesa që nuk janë kaluar. Në dashuri, po tentoni që të kuptoni vlerën e një raporti, sidomos me të lindurit e shenjës së luanit dhe bricjapit.

Akrepi

Kjo e premte është dukshëm më e mirë nga ajo që latë pas. Me gjasë mund të ketë ndonjë diskutim që do t’iu prishë humorin por sërish do të rikuperoni. Në pjesën e dytë të muajit gjërat do të përmirësohen.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite do të ndiheni plotë me energji dhe dëshirë për të bërë shumë gjëra. Dhe nëse dikush do tentojë që t’iu prishë entuziazmin, mund të reagoni keq. Nismat e ndërmarra prej jush do të rezultojnë shumë pozitive. Probleme mund të lindin në raportet ndërpersonale, ndaj duhet të jeni më të kujdesshëm.

Bricjapi

Gjatë kësaj periudhe jeni duke përjetuar një periudhë të ekuilibruar sentimentale. Kush ka një histori të bukur dashurie, nuk do të ketë probleme, por do të marrë ndonjë siguri më shumë, ndërkohë që kush së fundmi ka përjetuar një zhgënjim në dashuri, do të gjendet në një situatë mos besimi ndaj të tjerëve. Sa i takon punës, do të ketë zhvillime të bukura, në pritje të vjeshtës.

Ujori

Pas një periudhe jo shumë pozitive, ku çdo gjë ishte e rëndë për tu përballuar, tashmë gjërat do të vijnë drejt ndryshimit për mirë. Do të nisni ta shihni të ardhmen me besim, sidomos në sferën sentimentale. Në dashuri, yjet do të jenë në anën tuaj. Nëse ju intereson dikush në veçanti, provoni të guxoni.

Peshqit

Ju pret një ditë pozitive dhe brenda fundjavës do të merrni një lajm që do ju gëzojë, i cili do të përmirësojë humorin tuaj, pasi do të jetë një kënaqësi personale. Sa i takon problemeve me punën, gjërat do të diskutohen gjatë javës në vijim.

Please follow and like us: