Albspirit

Media/News/Publishing

Xhoi Jakaj: Fenomen shqiptar i çuditshëm!

Fotografia e Cerciz Loloci

Në intervalin e kësaj jave zoti mori në qiell dy jetë njerëzore, regjizorin e skenaristin Gjergj Xhuvani dhe gazetarin e publicistin Fatos Baxhakun. Personalisht nuk e kam njohur, por arti i Gjegj Xhuvanit do mbijetojë sa te ketë jetë mbi dhe, sepse la gjurmë me punë, kurse dokumentarët dhe gazetaria e Fatos Baxhakut ishte e një niveli të lartë. Në këtë atmesferë dhimbjeje më pelqeu një status i Flavio Qarri dje kur iu drejtua gazetarëve: “Më mirë bëni një dokumentar për dy të rinj që humbën jetën në punë dhe ja e nderuat Tosin…”.
Unë them të bëhemi të gjithë më njerëzorë dhe të mbështesim e duam njëri-tjetrin sa të jemi gjallë, e kur në jetët e njerëzve të ndryshëm ndodhin drama e fatkeqësi t’i afrojmë e jo t’i shtyjmë e pështyjmë dhe secili prej nesh, personazh i njohur ose i panjohur, ka vënë një tullë në qytetërimin e vendit tonë që ka aq shumë nevojë për gjithkënd.
Fundjavë të paqtë, për ju.
E shpirti i atyre shkoftë në parajsë.

Please follow and like us: