Dashamir Uruçi: NDAHET NGA JETA ERZA IBRAHIM ALILI…!
Mora një lajm të jashtëzakonshëm dhe pashë edhe një fotografi të bukur fotografinë e një vajze 17 vjeçare e cila padrejtësisht e humbi jetën e saj të re pa patur as edhe më të voglin faj.
Erza ishte një vajzë shqiptare e Kumanovës e rritur në një familje me breza intelektualë, njerëz që i dhanë njerëzve përkushtim, përkujdesje e dashuri.
Në rrugën e babës mjek dhe gjyshit po ashtu ishte nisur edhe ERZA e jonë, ERZA e prindërve të vet, ERZA e të gjithëve.
Dora e krimit vazhdon të vrasë egërsisht ndër shqiptarë, çdo ditë vrasje, aksidente e krime të të gjitha llojeve.
Duhet t’i ndalim vëllezër e motra, duhet t’i ndalim ne, të mos presim nga të tjerët, nga komshinjtë tanë që nuk duan t’ia dinë e bëjnë vetëm sehir…!
Duhet të ngrihemi të mos presim as nga shteti e as nga politika. Ne qytetarët duhet të ngrihemi bashkë e t’i themi ndal krimit e të vendosim drejtësi.
Këto ditë familja ALILI kalon çaste të jashtëzakonshme, përjeton situata të tmerrshme e të paharruara të cilat nuk do t’i harrojnë kurrë.
Le të jemi të gjithë ne shqiptarët solidarë në këtë ditë të vështirë e të papërballueshme, në këtë ditë hidhërimi të pakufi.
Le të jemi bashkë e ta ndajmë hidhërimin bashkë me familjen e vet e të afërmit e tyre…!
ËNGJËLLUSHJA ERZA IBRAHIMI U PREHTË PËRJETËSISHT NË PAQE…!