Albspirit

Media/News/Publishing

Pija i bën njerëzit përballë nesh më të bukur

Image result for cift i dashuruar

Shkencëtarët zbulojnë sekretin: alkooli manipulon aftësinë tonë për të dalluar simetrinë nga asimetria

Duke u nisur nga koncepti për të bukurën që nga lashtësia greke (Platoni) si një çështje simetrie dhe harmonie mes pjesëve, është vërtetuar tashmë shkencërisht se, pija (alkoolike) na bën që t’i shohim të tjerët më të bukur, të mos i vërejmë aspak defektet që ata mund të kenë, dhe kjo sepse alkooli ka aftësinë që të manipulojë simetrinë e fytyrave, duke bërë që të mos duken defektet e ndryshme që ato mund të kenë në realitet. Manipulimi viziv i atij që e tepron duke pirë, është shpjeguar shkencërisht nga një studim britanik, sipas të cilit, në fund të fundit gjithçka është çështje e një asimetrie të panjohur. Sipas studiuesve, pasi kemi pirë nja dy gota më tepër, personat që kemi përballë na duken më të bukur se ç’janë në realitet. Dhe kjo, pasi alkooli ka vetinë që të manipulojë simetrinë e fytyrave, duke e bërë të vështirë perceptimin e defekteve dhe duke krijuar kështu për personin përballë një imazh më të  këndshëm se ai që është në realitet. Kërkuesit janë mbështetur tek një numër prej njëqind personash vullnetarë (si burra dhe gra), duke i përballur me imazhe pjesërisht simetrike dhe pjesërisht jo,  dhe duke kërkuar prej tyre të renditnin sipas një vlerësimi të caktuara, në bazë të pikëve, atraktivitetin dhe harmoninë që shohin tek ata. Një pjesë e fytyrave që iu propozuan për t’u parë vullnetarëve në studim, ishin fytyra joharmonike ose simetrike, duke qenë se përzgjedhja ishte rastësore. Midis personave që iu nënshtruan studimit kishte nga ata që kishin konsumuar pije alkoolike (vodka) dhe të tjerë që kishin konsumuar pije të ngjashme për nga shija, por joalkoolike. Nëse këta të dytët ishin në gjendje t’i dallonin shumë mirë fytyrat harmonike nga ato joharmonike, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për ata që kishin konsumuar alkool, të cilët kishin vështirësi në këtë pikë, duke u dhënë  vlerësim pozitiv edhe atyre fytyrave që ishin dukshëm dis-harmonike. Siç shprehen shkencëtarët e përfshirë në këtë studim, “njerëzit pas konsumimit të alkoolit e kanë të vështirë të njohin mungesën e simetrisë estetike te personi që kanë përballë”. Prandaj, është më mirë të jemi esëll që të dimë të kuptojmë çfarë është realisht dhe objektivisht e bukur dhe çfarë na duket vetëm neve e tillë. Megjithatë, gjithmonë dhe në çdo rast ka kuptim shprehja: nuk është e  bukur ajo që është e bukur, por ajo që na pëlqen.

Please follow and like us: