Diskutohet bashkëpunimi mes Institutit Kulinar Neranxi dhe homologëve të tij në Kinë
Genc Mlloja
Miq, shefa dhe studentë të Institutit Kulinar Neranxi!
Ka shumë mundësi të kemi shkëmbime akademike në fushën e Kulinarisë me vendin e madh të Kinës.
Gazetari Artur Nura në cilësinë e drejtorit të Marrëdhënieve me Publikun pranë Institutit Kulinar Neranxi (IKN), mori pjesë në një takim me ish studentë dhe aktualisht studentë shqiptarë të cilët studimet i kanë realizuar në Kinë.
Gjatë bashkëbisedimit të ngrohtë me ambasadorin kinez, Shkëlqesinë e Tij Zhou Ding, drejtori i PR Nura i sugjeroi të shikohej mundësia e basskëpunimit shqiptaro – kinez në fushën e kulinarisë e cila, sipas tij, është edhe art i diplomacisë që lidh kombet.
Shkëlqesia e Tij ambasadori Zhou Ding e priti me shumë kënaqësi këtë propozim dhe premtoi se shikonte mundësitë e realizimit të bashkëpunimit midis Institutit Kulinar Neranxi dhe si motrave të saj në Republikën e Kinës.
Në bashkëbisedim u tha se arti i gatimit dhe pasticerisë është një instrument ndihmës i diplomacisë për të lidhur më shume dy kulturat midis dy kombeve tona.