Albspirit

Media/News/Publishing

Mimoza Bici: Përtej teje…jam Unë!

Fotografia e Mimoza Bici

Mimoza Bici

Të dua shumë
pavarësisht ç’ndodh.
Kush na zgjoi
e trupat dashuruam?
Kush na vdiq
fshehur përtej perëndive?
Kush je Ti
guxon të sfidosh jetën time,
je askush…
Si guxon të çohesh nga ferri
e të shtypësh të parën
lule të bekuar
që nuk është si të tjerat!
Sa keq që e din
por ku po shkon nuk e din!
Sa je në kohë ik,
çdo gjë është e bukur pa ty
Kush lulen e parë bekoi
krah’ perëndie fluturoi…
Kaq.

(Nga cikli i pozieve “Lulenata”, Tiranë, gusht 2019).

Please follow and like us: