Albspirit

Media/News/Publishing

426 milionë lekë për fasada dhe zero investim për rrugën nacionale Korçë-Ersekë

Investime për fasada, zero lekë për rrugën nacionale

Qindra miliona lekë po shkojnë për sheshet e qyteteve, ndërsa nuk po investohet aspak në rrugët nacionale. Më herët media ka denoncuar shpesh problematikën e lidhur me aksin nacional Korçë-Ersekë. Punimet për këtë aks rrugor janë braktisur totalisht nga qeveria. Edhe pse ka një fond të akorduar nga qeveria Berisha në qershorin e vitit 2013 me vlerë rreth 2 miliardë lekë, qeveria Rama nuk ka kryer asnjë veprim për të përfunduar rrugën Korçë-Ersekë. Sipas projektit, rikonstruksioni i rrugës duhet të kishte përfunduar në qershor të vitit 2015./citynews