Albspirit

Media/News/Publishing

Gratë janë më “të kulturuara” se burrat

Gratë janë më “të kulturuara” se burrat

Komunikimi apo debatet nëpër rrjetet sociale shpesh mund të shoqërohen me një fjalor të papërshtatshëm ndaj bashkë-komunikuesit, por kush përdor më shumë fjalor të papërshtatshëm?

Gratë janë më të sjellshme nëpër rrjetet sociale, zgjedhin fjalët e duhur dhe përdorin më pak fjalor të rëndomtë ndaj burrave.

Në këtë përfundim ka mbërritur një studim i katër universiteve në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Madhe dhe Australi. Sociologët kanë arritur në këtë rezultat pas analizimit të 15 mijë përdoruesve dhe komunikimit të tyre nëpër komente apo biseda private.

“Mund të bëhet fjalë për një zhvillim me rëndësi dhe historik për shoqërinë njerëzore. Gratë sot kanë më shumë pushtet dhe për pasojë edhe gjuha e fjalori i tyre duket se ka ndryshuar”, thotë për Wall Street Journal bashkë-autorja e studimit, Margret Kern.

Please follow and like us: