Albspirit

Media/News/Publishing

Servet Pëllumbi: Fatos Nano na quajti guralecë në 1996

Ditari i PS/ Servet Pëllumbi: Fatos Nano na ofendoi në vitin 1996

Profesori i socialistëve, Servet Pëllmubi u shpreh dje gjatë promovimit të librit të tij “Përvoja ime në Partinë Socialiste”, se në vitin 1996, pas daljes nga burgu, Fatos Nano i quante ata guralecë që duhet të largoheshin nga partia.

“Ai na quante guralecë që duhet të largoheshim, me një ton ofendues dhe përbuzës, edhe pse kishim bërë gjithë atë punë bashkë me të për ta mbajtur partinë sa më të konsoliduar”, tha Pëllumbi

Sipas tij, edhe pse i ofenduar nga kryetari i burgosur, ai mori vendimin e dorëheqjes për të mos përcarë PS-në. Ai u shpreh se Nano ishte gati të krijonte një parti të re nëse Pëllumbi do të pranonte të bëhej kryetar i PS, gjë që ai shprehet se nuk e ka menduar kurrë.

“Në atë periudhë unë u përpoqa që të bashkoj korentet e ndryshme në PS, por çështja mesa duket, ishte thelluar dhe mund të shkonte deri në përçarje. Ishte bërë gati edhe krijimi i një partie të re në Fakultetin e Shkencave. Nëse unë do të pranoja këmbënguljen e shokëve që të zgjidhesha kryetar, duke larguar Fatos Nanon, do të ndodhte krijimi i një partie të re. As se kam menduar ndonjëherë të bëhesha kryetar i PS”, tha Pëllumbi

Please follow and like us: