Ju dhuroi mbështetësve pjepra, portokalle, havjar dhe qumësht blete, dorëhiqet ministri
Një ministër ka dhënë dorëheqjen, pasi ju dhuroi mbështetësve të tij pjepra, portokalle, havjar dhe qumësht blete. Mësohet se Ministri i Tregtisë, Isshu Sugawara, ka dhënë dorëheqjen, pasi u akuzua për shkelje të ligjit të zgjedhjeve. Edhe pse duket e çuditshme, pjepri në Japoni është një frut luksi pasi në vitin 2019 çmimin i tij arriti vlerën rekord prej 45 mijë dollarë. Ministri gjithashtu ka ofruar edhe para për familjen e një prej mbështetësve të tij, duke ju dhuruar atyre një shumë prej 20,000 jenesh japonezë apo 185 dollarë. Ligji zgjedhor i Japonisë ndalon politikanët të dërgojnë dhurata për votuesit në zonën e tyre elektorale. Pretendimet u shfaqën së pari në revistën javore Shukan Bunshun, e cila thoshte se sekretari i Z. Sugawara kishte ofruar rreth 20,000 jen familjes së një zgjedhësi që kishte ndërruar jetë. Revista gjithashtu publikoi listat e dhuratave që ishin dërguar nga zyra e tij, duke përfshirë edhe pjeprat dhe portokallet.