Mimoza Bici: Nëse unë jam “Ajo”
Psyche and Cupid in the Musee de Louvre (Jastrow 2007)
Nëse unë jam “Ajo”
që ti dashuron,
mos prit
të përmbyten perënditë…
I përmbytur do të jesh vetëm Ti
ku mbi gjinjtë e mi kërkon
të thithësh jetë.
Mos mallko rikthimin tënd
të vdesësh kështu,
është mëkat për një burrë.
Unë mbetem eshkë
udhëve të verbërisë…
anktheve
për pakëz dritë.
(M.Bici, poezi nga cikli i poezive “Lulenata”, Tiranë, shkurt 2018).
Please follow and like us: