Bedri Blloshmi: Misteret e masakrës njerëzore në tharjen e Kënetës së Maliqit (1)
Përshkrim rreth kampit të Maliqit, në raportin e gjatë të diskutuar në OKB, në vitin 1955, mbi punën e detyruar në Shqipëri dhe shkeljen e të drejtave të shtetasve shqiptarë, kryesisht të burgosur e të internuar.
Kampi në Liqenin e Maliqit mund të preket si një shembull tjetër, që tregon se si kalojnë të burgosurit politik në Shqipëri.
Të burgosurit në këtë kamp. Janë organizuar në 12 brigada pune, seicila e përbërë nga 120 deri 140 burra. Seicila përbëhet prej tri kompanish dhe secila kompani prej tri skuadrash. Personeli që komandon njësitë e ndryshme, përbëhet nga shokë të tyre që konsiderohen të dëmshëm nga komandant i kampit, megjithëse çdo brigadë është nën mbikqyrjen e fortë të një oficeri të policisë. Të burgosurit banojnë në baranga shogash me një brigadë në seicilën barakë. Barangat nuk janë të ndara në dhoma, gjatë mureve janë dy rrjeshta koçekësh me dy krevate, njëri mbi tjetrin, ku flenë të burgosurit. Shteti nuk u jep ndonjë mbulesë dhe ata të burgosur që nuk kanë, duhet të flenë ashtu si janë mbi kotecin e çveshur. Barangat nuk janë të mbrojtura prej kohës. Çdo të burgosuri i kanë dhënë vetëm një palë rroba pune, të përbërë nga një pallto, pantallona dhe këmishë, të cilat shpejt grisen pse puna e të burgosurve ka të bëjë me tharjen e liqenit të Maliqit dhe duhet që ata shumicën e kohës, të punojnë në ujë.
Nëse i burgosuri nuk posedon tesha të tija për t’u ndruar kur kthehet nga puna, duhet të mbetet me veshjen e punës, të lagura. Si rregull, të burgosurit punojnë 10 orë në ditë nëse nuk shtohet me urdhër të komandantit të brigadës. Në gërmimin e kanalit, për të tharë kanalin e Maliqit, shumica e të burgosurve zakonisht janë n’ujë që arrin deri në gjunjë, e disa herë deri në brez.
Në kundërshtim me këto kondita, puna vazhdon pa marrë parasysh kohën ose stinën e vitit. Një rrezik tjetër i punës është numri i madh i shushunjave në kanal, që sulmojnë të burgosurit. Si rezultat, shumë të burgosur u sëmurën dhe shpesh nja 150 prej tyre kishin nevojën mjekësore të përditshme. Vetë doktori i kampit është i burgosur me burgim të përjetshëm. Mejgithëse është doktor i mirë, ai nuk ka as veglat e as barnat e nevojshme. Veç skedës së punës së rregullt, që fillon n’ora 4 paradite dhe përfundon n’ora 4 pasdite, me dy orët që nevoiten për ec e pakë nga barakat në punë, puna shpesh vazhdon për një ose dy orë më shumë.
Ushqimi jepet tri herë në ditë. Racioni I bukës është 500 gram, një përzierje gruri dhe thekër, zakonisht e papjekur, që u jepet të burgosurve në drekë. Ushqim i zier u jepet vetëm për mëngjes dhe darkë; zakonisht përbëhet nga një supë uji me makarona, fasule ose kungull. Çdo i burgosur duhet të marrë 100 gramë mish në ditë megjithse ndodh rrallë. Kohë mbas kohe, të burgosurit lejohen të marrin pako me ushqime për të shtuar dietat e tyre.
Burimi: AQSH, f.14, v.1955, d. 176
——————————————
Botohet për herë të parë
- Komiteti Qendror i Partisë Komuniste Shqiptare.
- Dokumenta mbi gjëndjen e punëve në Maliq.
- Kushtet e tmerrshme, ushqim i pamjaftueshëm, punë e stërmundimshme 2-3 metër nën ujë.
- Raporti i Gafurr Çuçit (i dërguari i qëndrorit).
- Ndryshimi i projektit i bërë nga inxhinier Omodeo.
- Mosplotësimi me mjete të punës (si eskavatorë e vegëla të tjera punë) si dhe mungesa e fuqisë punëtore.
- Kush propozoi se aty ka sabotim?
- Sa “grupe” janë dënuar, varur? Sa janë pushkatuar nga grupi i dytë?
- Përgjigjia e diktatorit Hoxha për lutjen e Dr. Bedri Përmetit që kërkon faljen e jetës të djalit të tij dënuar me vdekje.
Këto dhe shumë materiale arkivore si shkresat nga Pandi Kristo, Koçi Xoxe etj.
23.V.1946
Mbledhja e Qarkut
Ndodhet ne mbledhje deleg. qëndror Gafurr Çuçi
Mbledhja fillon në 14:40
Mbledhja hapet nga Minella dhe jep rendin e ditës
Për pikën e parë
- Çështja e Maliqit
E merr fjalën shoku Petro Pobieka dhe thotë në fillim kishim shumë ç’rregullime, por këto shregullime me konferenca indirect me imponim dalëngadalë po zhduken. Shregullimi që rridhte ngase shumë punëtorë shkonin dhe flinin në shtëpitë e tyre ose iknin nga puna pa pyetur. Me vullnetarët nuk shikohet një vullnet në punë dhe kjo rrjedh nga zgjatja e kohës prej 10 në 15 ditë. Organizimi i brendshëm është bërë deri diku. Puna e partisë është organizuar. Nuk është mbaruar mirë infiermieria, sinemaja, theatri. Nga shokët komitetit: Kleanthi Vano nuk ka iniciativë dhe ka munguar Kiço Petro nga kjo ka rrjedhur që edhe puna të mos shkojë kaq mirë. Një ngatërresë do na sjellë ndërrimi i një turni punëtorësh. Nuk janë mbajtur statistika të rregullta, ka mungesa nga ana teknike, por këto janë pakësuar mjaft. Është zgjedhur këshilli BRASH. Është bërë një mbledhje e A.P vullnetarë. Është bërë lëvizja stakonoviste vetëm me të rrinjtë. Është shpërndarë buletini por në një numër shumë të paktë. Tablloja e nderit nuk ka përmbledhur të gjithë ata që janë shquar. Ka tre celula ( njëra e vullnetarëve, tjetra e atyre me pagesë, tjatra e kantierit) ka 50 A.P. Vullnetarët A.P nuk janë futur në celulë. Vullnetarët nuk kanë punuar sa duhet pse e kan mendjen tek familja dhe se shumica ka shkuar me qëllim që pas punës vullnetare të mbeten atje me pagesë. Gazeta “Bashkimi” nuk këndohet në çdo skuadër nga mungesa e pagesës. Nuk janë ngritur kurse për kuadro anallfabetizëm dhe kurse teknike nga mungesa e lokalit. Ofiçina mekanike dhe ajo e zdrukthtarëve janë ngritur. Dyqani i shtetit nuk do të ngrihet pas një bisedimi që bëri Minella në ministrinë e botores. Edhe të rinjtë komunistë vullnetarë nuk janë organizuar.