Elvira Mamutaj: Femër, gëzoje jetën!
Femër, gëzoje jetën,
veç në mos dish ta gëzosh,
ec lehtë në tatëpjetën,
ulu mbi bare kur të gufosh.
Dëgjoja rrahjet zemrës
ajo fryma jote është ar
shtrihu gjerë, gjatë lëndinës,
këndo me zë deri në dritë të hënës.
Çohu, kërce si një hirushe,
kur performoje në ballon e parë
ç’të duhet princi me kollare të kuqe,
moj ndrin si lule, me këmishën e bardhë.
Kurdo që të shkosh, çfardo që të bësh,
mos thuaj jo, se prishet magjia,
një femër si ty bën mëkat ta lesh,
ta mbyllësh në çark, të vdes nga vetmia.
Moj femër e bukur, sa tërë bukuritë,
dashuro, shendu, gëzo për ditë,
pa ty kjo tokë do ishte djerrë,
e burrat pa ty nuk do shihnin dritë.
Bota pa ty nuk ka ç’të shijojë,
se ti je shija që mbetesh në gojë,
e ëmbla shije si mjalt i bekuar,
Oh e ëmbla puthje, prej femre dhuruar!