Albspirit

Media/News/Publishing

Rudina Papajani: In memoriam motrës sime!

Image result for rudina papajani

E NDJEJ QË MË DËGJON MIRELA… DHE KËTË MARS TI MË FLET SI ËNGJËLL.

(MOTRA IME…PËRHERË NË ZEMRËN TIME)

Motër u zgjova… kaq mall, fjalë pa fund për ty, sepse kam një mal me përqafime, një jetë të tërë për t’i thënë të gjitha. Dhe ja vjen ai çasti kur ne flasim vetëm në ëndrra qeshim dhe themi gjëra të munguara. Më beso nuk ka ditë, minutë që diçka më sëmbon, diçka më vret pak nga pak, duke më shtuar mallin dhe trishtimin. Do ngelesh ajo ngjyra e paarritshme që del nga ylberi, ajo buzëqeshja më e ëmbël që vetëm një ëngjëll ta dhuron në tokë. Kur isha e vogël nuk e kuptoja se pranë vetes kisha një diell, një forcë, një kuptim të ditëve që rridhnin kaq ëmbëlsisht në qënien time. E di që më ndjen, e di që më dëgjon ashtu heshturazi, vjen nga lart si ai gëzimi i praruar ku gjethet dhe lulet puthen nga shpirti i një fluture. Asnjëherë nuk do të harroj sepse do ngelesh ai shpirti i dashur që gjithmonë më mbron kur unë ndihem e dobët, ajo bukuria e munguar që mbush minutat, çastet e jetës sime si një kujtesë pa infinit. E dashur motër, ti sot më vështron nga larg, qan heshturazi dhe më lag krejt papritur si ajo vesa e mëngjezit që rrigjeneron lulet dhe barin plot jetë. Shpesh herë ngre kokën lartë te porta e qiellit, trokas me sy me shpresën se rreze drite do të më puthin lehtë, do më përqafojnë ngrohtë si një petale lule që të fëshfërin lehtë dhe të mallëngjen. Përherë do të jesh e BUKURA ime, pasqyra dhe kujtimi ku unë do shoh veten dhe vizatoj jetën që kalova me ty. Vetëm se ky vend në tokë ka ngelur bosh, aty bregu është jetim me guackat përherë të trazuara duke më sjell një pështjellim.

Please follow and like us: