Albspirit

Media/News/Publishing

Lorisa Ylli: Nga Washington DC për në Arizona në kohë pandemie

Dje udhëtova nga Washington DC për në Arizona. Nuk di çfarë është më keq, te jetosh në karantinë apo te kerkosh normalitetin ne situaten ne te cilen ndodhemi!

Te shohesh epiqendren e botes te boshatisur nuk mund t’a pershkruaj dot tmerrin. Vetja më dukej sikur po jetoja ne një film nga ato qe kemi ndjekur shpesh në prodhimet Hollywood-iane nga i cili ben te dalesh dhe te mbajne aty deri ne infinit.

Frika dhe ankthi kur mberrita ne aeroport per ate qe do me preknin duart apo ku do merrja oksigjen ishte me shume se nje ankth momental…

Shihje njerez qe ecnin si fantazma te trishta te hutuar ne depresionin qe po perjetojme te gjithe. Në DC mbizotëronte qetesia vrastare pasi çdo institucion nuk eshte më i hapur. Zyrtaret qe punojne non stop per ekonomine globale, te gjithe po punojne nga shtepia…

Metrote e mbipopulluara ishin bosh si në nje film horror dhe e gjeje veten vetem brenda ne nje vagon ku shpejtesia e zakonshme dukej sikur stoponte kohen e sekondat dukeshin ore.

Nuk e di a do kemi me shansin te udhetojme me avion apo t’i kthehemi normalitetit. Çdo dite zgjohem dhe pyes veten: Mos ishte enderr?! Por realiteti eshte aty, sa kap telefonin.

Ajo qe realisht me shqeteson eshtë: Nese asnje nuk punon me çfarë do të ushqehemi apo me çfarë do të mjekohemi?! Dhe nese i shpetojme virusit mund te vdesim nga uria apo kush ka semundje kronike nga mungesa e ilaçeve!

Per kedo që nuk e ka marre seriozisht duhet te ndergjegjesohet dhe te kuptoje qe kjo eshte Lufta e Tretë Botërore nga e cila gjithmone jemi trembur ku sinjalet i shperfillem sa here beheshin fushatat e ngrohjes globale.

Dita erdhi. Popullsia po tkurret. Më të fortit do fitojne nese do kete nje te neserme.

Njerezit duhet te reagojnë, duhet te kerkojne zgjidhjen e menjehereshme te ketij ferri dhe jo vetem te binden.

Nje lutje shkon per te gjithe miqte e mi. Mire u takofshim dhe mbetshi me shendet. Perqafime virtuale!

Please follow and like us: