Dje Dow Jones Industrial Average (DJI) u mbyll me plus dhe po kështu vazhdon dhe sot. Madje shënoi një ngritje më shumë se 11 për qind brenda ditës edhe pse kriza e koronavirusit vazhdon. Një ngritje ditore e tillë është një nga më të lartat në historinë e Dow që si indeks mat performancën e aksioneve të 30 ndërmarrjeve të mëdha të listuara në bursën e Shteteve të Bashkuara. Të njejtën ngritje të thepisur shëuan edhe indekset e tjera më të mëdha të botës S&P 500 (SPX) dhe Nasdaq Composite (IXIC).

Duket si paradoksale që vlera e aksioneve ngrihet në një krizë si kjo, por siç duket mesazhi optimist i Shtëpisë së Bardhë për një paketë shpëtimi prej 2 trilion dollarësh që synon të nxisë biznesin, kujdesin shëndetësor dhe individët e prekur nga koronavirusi bëri punë. Në konferencat e fundit të shtypit Presidentit Trump shprehu besim se kompanitë do t’i kthehen punës pas Pashkëve. Është e vështirë të gjykohet se data 12 prill për hapjen nga izolimi është realiste dhe e realizueshme, por një mesazh pozitiv ndërkohë që mediat po e bombardojnë opinion publik duke hamendësuar se kjo krizë do vazhdojë me muaj apo më shumë ngre padyshim moralin e atyre që kërkojnë të vazhdojnë investimet.

Për analistët financiarë dhe ekonomistët është i njohur fakti se tregu financiar bëhet i ndjeshëm dhe luhatet çmendurisht poshtë e lart edhe në një kohë shumë të shkurtër si ndaj pesimizmit që vjen nga një lajm i keq ashtu edhe nga optimizmi që vjen nga një lajm apo mesazh pozitiv. Dow brenda këyre ditëve ka shënuar si rënien më të madhe ashu dhe ngritjen më të madhe ditore në histori. E keqja është se në këtë krizë të rëndë pandemike lajme e mesazhe të tilla kanë vërshuar me shumicë në të dy krahët. Madje vetë Trump si ngaherë ka qenë përsëri në shënjestrën e politikanëve dhe gazetarëve kundërshtar.

Ditët e fundit mjaft gazetarë e sulmuan Trump në shtypin e shkruar, television dhe konferencat e shtypit për faktin që ai përdori termin “virus kinez”. CNN nuk ngurroi ta përcaktonte këtë emëritim si të pasaktë dhe stigmatizues. Përfaqësuesit e mediave që janë deklaruar haptas kundër tij e mezi pritën rastin ta etiketojnë edhe një herë atë si racist ashtu siç kanë bërë këto katër vjet kur ai ka ngritur probleme mbi qëndrimin ndaj rrezikut që vjen nga terrorismi radikal islamic, politka e kontrollit të kufijëve nga emigracioni i paligjshëm, etj. etj. Trump i siguroi edhe një herë kundërshtarët dhe pasuesit e tij se ky term lidhet vetëm me faktin që virusi e pati origjinën në Wuhan, Kinë dhe se kinezët janë njerëz të mrekullueshëm por nuk është faji i tyre se përhapja e virusit nisi nga ata.

Çështja e emrit të virusit në vetëvete nuk përbën ndonjë rëndësi të veçantë. Zakonisht në kohë pandemie apo epidemie viurset kanë marrë emrin e vendit të origjinës si Murtaja e Madhe e Londrës më 1665, Gripi Spanjoll më 1918, Gripi i Hong Kongut më 1968, etj, etj. Veçse nga ana tjetër nuk mund të thuhet se u bë mirë apo keq që ky i fundit u quajt “viursi kinez”. Opinioni tashmë është mësuar që ky virus që po tmerron botën mbeti anonim dhe quhet Koronavirus apo Covid-19. Çështja e emërtimit të virusit si kinez ka të bëjë më shumë me faktin se kush do ta marri përgjegjësinë për përhapjen e këtij virusi dhe për dëmin që po shkakton. Agjensia e Tregtisë dhe e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNCTAD) deklaroi se përveç pasojave tragjike njerëzore koronavirusi, ka shkaktuar pasiguri ekonomike që ka të ngjarë të kushtojë ekonominë globale 1 trilion dollarë në vitin 2020. Të tjerë analistë të kompanisë së njohur të të dhënave financiare Bloomberg argumentojnë se që kjo shifër do të jetë me e madhe deri në 2.7 trilion dollarë.

Kjo faturë është tepër e lartë dhe përgjegjësia për përhapjen e virusit do të jetë e tillë. Në morinë e lajmeve, komenteve dhe opinioneve mediatike është pothuajse e pamundur që të orientohesh drejt për të nxjerrë se kujt do t’i mbetet përgjegjësia. Qysh me fillimin e kësaj krize botërore u ngritën teori konspirative që virusi fillimisht është bërë në laboratore amerikane, gjë që fatkeqësisht u citua dhe u amplifikua nga zyrtarë iranianë dhe kinezë edhe pse nuk u mështetën asnjëherë me fakte apo prova shkencore. Po ashtu qarkullojnë lajme se virusi u krijua në laborator në Wuhan, Kinë duke eksperimentuar viruse që merreshin nga kafshë të egra. Çfarë është e sigurtë në këtë mes ka të bëjë me faktin se përhapja e virusit filloi në Wuhan, Kinë, dhe përpjektjet se autoritetet dhe mediat në Kinë po bëjnë të pamundurën për ta mbuluar të vërtetën dhe për të disinformuar që kur kjo krizë filloi. Është fakt se të paktën 5 aktivistë kinezë janë censuruar ose arrestuar pasi kanë shpërndarë informacione rreth shpërthimit të kësaj pandemie duke i lënë ata në heshtje të plotë.

Mjeku në Wuhan Li Wenliang, që morri koronavirusin u la në heshtje të plotë nga policia lokale deri sa vdiq në 7 shkurt. Dhjetra gazetarë dhe qytetarë që postuan në fillim të pandemisë video, fotografi dhe ngjarje dramatike brenda qyetetit janë censuruar plotësisht pasi postimet e tyre janë zhdukur. Dy gazetarë dhe aktivistë, Fang Bin dhe Chen Qiushi, që publikuan fillimisht me dhjetra video në Youtube ku hidhesh dritë mbi shpërthimin e pandemisë janë zhdukur gjithashtu dhe aktiviteti i tyre në opinionin publik është censuruar plotësisht. Në klimën e nxehtë të luftës mediatike dhe përpjekjeve për të mbuluar të vërtetën iu shtuan gjithashtu kërkesa zyrtare e Pekinit për të dëbuar gazetarët e tre organeve më të mëdha të mediave amerikane, New York Times, Washington Post dhe Wall Street Journal nga Kina.

Nga ana tjetër gjatë kësaj krize Kina gjithashtu ka refuzuar të pranojë ekspertë ndërkombëtarë që mund të hulumtojnë më shumë për gjendjen e hidhur. Plus kësaj Kina e njoftoi me shumë vonesë komunitetin ndërkombëtar se çfarë po e kërcënonte njerëzimin. “Unë do të dëshiroja që ata të mund të na kishin thënë më herët për atë që po ndodhte brenda”, tha Trump në një nga koferencat e shtypit të këtyre ditëve në Shtëpinë e Bardhë. Është e kuptueshme që në kushtet e fshehjes së shpërthimit të pandemisë dhe njoftimit me vonesë Kina duhet të përballet ligjërisht me komunitetin ndërkombëtar.

Duket se përpjekjet e para në fushën ligjore kanë nisur. Avokati amerikan Larry Klayman që përfaqson organizatën Freedom Watch ka ngritur një padi duke kërkuar 20 trilion dollarë kompensim nga Kina duke e bërë përgjegjës këtë vend për heshtjen që shkaktoi që solli infektimin masiv. Është e vështirë të merret me mend sa çfarë përgjegjësie do të marrë Kina në këtë rast. Çfarë me siguri dihet është fakti se rregulloret ndërkombëtare të mbrojtjes së shëndetit për të identifikuar dhe njoftuar Organizatën Botërore të Shëndetit në kohë për përhapjen e sëmundjeve infektive janë detyruese, gjë që Kina e di dhe duhet të jetë përgjegjëse.