Nexhat Halimi: Korona
Hija e padukshme e kafshimit të egër dhe të thellë
me vetëtimë gjarpri apo brejtësi apo dhe lakuriqi
kjo sëmurje e mjerë me portret dhe fytyrë hiqi
të afrohet me ethe me teshtimë dhe kollitje të thatë
përvidhet nga jashtë e të futet brenda befas gjatë
i prek mushkëritë e nuk merr më lirshëm frymë
varg e vijë trupit zë të zë vetmi të të prek brymë
lëkura të bëhet kaq e ngjashme me gjembat në kaçë
korona vjen ndërmjet rrëqethjesh pa gjetur ilaç
varrimi bëhet me katër vetë të të bartin në krah
pa ceremoni pa prani të të dashurish pa ty e pa lot
nisesh me hijen tënde e dhiaresh del prapë në gjah
shfaqet ajo që nuk e ke menduar asnjëherë dot
shfaqet korona dhe ti izolohesh brenda hijes ik
dridhesh mbyll sytë e tashmë më s`je tretesh vrik
hije e kafshimit gjarpëror e fshehtë tinëzar
ti del të furnizohesh me ndonjë gjë për të gjallë
ndoshta ia del t`i shpëtosh me sy të ënjtur në mall
del të blesh spinaq limon e diçka tjetër në pazar
kthehesh në vetminë tënde të thellë në karantinë
e kujton me lot fëmijërinë dhe shtrihesh në shpinë
buzë lumit mes lulesh të xhenetit pa pantallona
pret të vijë hija e padukshme e të të kafshojë korona
me vetëtimë gjarpri apo brejtësi apo lakuriqi
kjo sëmurje e mjerë me portret dhe fytyrë hiqi.