Albspirit

Media/News/Publishing

Haris Vongli: Vijnë shirat e ikin…

Image may contain: Haris Vongli, closeup and indoor

Vijnë shirat e ikin, e mandej dielli vrap,
Njëqind hapa sa një hap,
Sa hapi im drejt teje,
Lot e lutje e lëndime.
Të gjitha më vdiqën ndër duar
Menjëherë sa të pashë,
Mënjëherë sa ma more zemrën mbi krahë.

Një triko,
Një mijë triko thurur lëkurës së ftohtë,
S’më ngrohin dot sa fjalët e tua
asnjë gërmë e thënë çalë,
Sa shpejt aq dhe ngadalë,
Por gjith ç’vodhe qe maratonë puthjesh
Dhe pas puthjeve luftë që i ngjante yjeve.
T’i ma bëre edhe trishtimin të bukur
Kështu nisa t’i ngjaj fëmijëve naivë,
Atyre që s’kanë idenë ç’janë dhimbjet,
E aq më pak se ç’thonë Perënditë.

Është ftohtë, e ftohtë do jetë çdo fjalë
Se ti më vrave besimet.
Është kaq keq kur s’kupton çfarë ke bërë,
Ndaj dhe lumturia duket sfida më raskapitëse e shpirtit.
Do ta dish se ç’ndodh?
Pa më pyet mua thyerjen e zemrës ta përkufizoj.

Please follow and like us: