VETMIA – FRERI I ZJARRTË
Mustafa SPAHIU
1.
(Toka rënkon – nga virusi)
Plimi i zogjve shtegtarë ende
s’kanë ardhë ngjyrash t’ylberit
E spërkasim tokën me tekila
fariseizmi mbi kalorës t’apokalipsës
xarnavelët zgërluqeve t’etur
u gjend e vërteta drapëroresh
ngadhnjejnë detshpirtgjerët
e keqja s’erdhi para ferrit
hëna lanë panikun me zbatica
grafullojnë gejzerët e shpresës.
2.
(Vetmia – lule kaktusi)
vrik do na begatohen ninëzat
dallëndyshet hijeshojnë natyrën
sqepa blerimi zhdukin pikëllimin
fytyrat mbushen me ringjallje
kthetrat e virusit nuk vërsulen
kaktusat lulëzojne nga bukuria
ferrat buzëqeshin sikur polemi
vrragëve t’ballit s’dalin polipët
pikëmesditës rriten dëshirat
kopshtarët duan borën e vjeme
3.
(Vetmia – mirënjohje e urtë)
koronovirusi trokthi na erdhi
në prag të derës u tromaksëm
shkurtake janë largësitë zëra
u futën labirinthit të lëkurave
çapojmë bërrylash nga fundosja
porosia hënës pa humbur vetëdie
për çmim jete mos na zënshin
najadat vjen shtjellë tsunami
Albert Kamus flet për Murtajën,
as grip derrash, as psitakoza.
4.
(Freri zjarrtë – natë polare)
Se thirrëm se pritëm duarhapur
shigjetat na goditën zemrash
si kuçedër këmisha në trup
syqenëza na ngjoki thembrat
zogjtë e Stimfalit u shfarosën
janë sukseset e para të njeriut
brohorisnin kasnecët e lumtur
tha:gjakonimi larg sysopata
lubisë i vehet freri i zjarrtë
linç hi e pluhur n’Arbor Vitae.
5.
(Emrin po – fytyrën jo)
Polifemi prin me Luciferin
janë të pajustifikueshëm
patogjenezën do ta fusim
nën tokë shtatë pash thellë
janë pa ngjyrë as pa forcë
shqetësimi është i pranishëm
lindjet me trajtë të përtërira
zgjojnë mëngjeset të paemër
ikësh të martën e 13-të prapa
Antartikut mbi vezë të djallit…!
E hënë, 17 mars 2020, në Dardaninë Ilire.