Albspirit

Media/News/Publishing

Vdes aktorja e famshme, e njohur mjaft edhe në Shqipëri

STUDIO SQUILLANTE :::

Patricia Milardet ka ndërruar jetë sot në moshën 61 vjeçare pas një ataku kardiak.

E njohur nga mbarë shqiptarët dhe më gjerë, si Silvia Conti, Milardet do të mbahet mend për rolin e saj të rrallë në serialin italian Oktapodi, “La Piovra” bashkë me të mirënjohurin tjetër Michele Placido në rolin e Komisar Katanit.

E ndjera Patricia Millardet ishte një aktore franceze, e lindur me 24 mars 1959 në Francë.

Ajo ishte shumë e famshme edhe në Itali, sidomos me rolin e gjykatëses Silvia Conti në filmin ‘Oktapodi’. Ka luajtur edhe në serialin ‘E bukura e grave’. U martua më 1989 me Randy Casterman dhe më pas ishte divorcuar.

https://www.adnkronos.com/intrattenimento/spettacolo/2020/04/13/morta-roma-attrice-patricia-millardet-silvia-conti-piovra_zxCsV5axbBVQIqnnVzle7J.html

Please follow and like us: