Albspirit

Media/News/Publishing

Horoskopi ditor, 14 prill 2020

Horoskopi Foto

Dashi

Parashikuesit e shenjave thonë sot jeni me moralin përtokë dhe keni nevojë për pushim. Pavarësisht kësaj dashuria dhe emocionet do të jenë pozitive. Probleme parashikohen për gjithë ata që po jetojnë dy histori paralele. Puna do të ecë pozitivisht, ku do të përballeni me disa mundësi më shumë.

Demi

Këshilla që mund të jepet për ju: Bëjini gjërat me radhë dhe mos u stresoni shumë. Ky është një moment shumë i mirë për të marrë vendime nga pikëpamja emocionale. Nëse një histori po funksionon, mund të bëni projekte bashkë. Në punë, diçka do të zhbllokohet.

Binjakët

Sot nëse keni probleme në raportin në çift në këtë moment do të zgjidhen, mjaft që të mos keni shkuar në limite. Dita do të jetë mjaft pozitive sa i takon punës, ku mund t’iu përkushtoheni projekteve dhe të nxirrni në pah gjithë sa nuk funksionon.

Gaforrja

Emocionet do të jenë disi të komplikuara dhe nën ritmin e duhur. Mund të jeni përballur me probleme dhe zënka, të cilat duhet t’i lini pas shpine. Në punë është mirë që momentalisht të shmangni ndryshimet.

Luani

Në dashuri duhet të merrni më shumë kohë për të reflektuar si dhe të shmangni vendimet e nxituara. Mund të ndryshoni ide, lidhur me një projekt apo raport në çift. Në sferën profesionale dhe ekonomike, ky nuk është momenti i duhur për të shpenzuar.

Virgjëresha

Qielli do të jetë mjaft i favorshëm për dashurinë dhe ndjenjat. Komplikime mund të ndodhin në fundjavë, ku çiftet në krizë mund të kenë më shumë probleme. Në punë, asgjë nuk do të jetë e thjeshtë, ndaj përkushtohuni më shumë për të zgjidhur disa probleme.

Peshorja

Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm, ndaj qëndroni larg debateve, në mënyrë që të mos përkeqësoni situatën. Në punë, mbani parasysh që të bëni nga një gjë me radhë, pa u rrëmbyer. Keni nisur tashmë që të merrni vendime me rëndësi.

Akrepi

Në dashuri kriza e jetuar prej disa muajsh më në fund ka kaluar dhe gjërat po ecin gjithnjë e më mirë. Së fundmi jeni përballur me një sërë ndryshime, të cilat do të sistemohen shumë shpejt.

Shigjetari

Hëna favorizon raportet intime dhe shoqerore. Kontaktet me të tjerët do të jenë mjaft pozitive, ku do të ketë zhvillime premtuese. Në punë, diçka do të rinisë.

Bricjapi

Hëna favorizon emocionet dhe dashurinë, por duhet të kuptoni nëse personi që keni në krahë është i duhuri. Edhe puna, do të ecë më së miri.

Ujori

Në dashuri duhet kujdes, pavarësisht se dita parashikohet mjaft pozitive. Periudha në vijim do të jetë mjaft e ngarkuar. Tensione do të ketë edhe në sferat e tjera të jetës, ku do inatoseni shumë shpejtë.

Peshqit

Duhet të keni kurajo për të rimarrë në dorë jetën tuaj dhe për t’ia nisur nga e para. Ju pret një ditë e ngarkuar me nervozizëm, ndaj mundohuni të mos bëni shumë gjëra dhe të gjeni kohë për tu çlodhur. Në punë duhet të tregoni vëmendje maksimale.

Please follow and like us: