Albspirit

Media/News/Publishing

Haris Vongli: Të provosh ta duash qenien time

Image may contain: 1 person, closeup

 

Të provosh ta duash qenien time si në ëndërr,
Si në ëndërr ta lëndosh.
Besomë është shumë herë më e lehtë,
Se kur unë të dua ty gjithë shirat i kthej në diell.

Organi më eksitues është mendja –
Atëherë unë egërsisht shoh trurin shtrirë mbi tru
Dhe stinët nuk vrasin edhe nëse s’prekemi me duar ne të dy.
E unë prej së largu vesh lëkurën tënde që vjen era dru.
Mungesa i ngjan një tjetër planeti
Kur bota jashtë meje s’di gjë mbi dashurinë,
E s’do mend që as ti nuk di.

Të prita!
Të prita me dhembje gjigandësh në kafaz zogjsh.
Ndërsa unë mbaj universin plumb mbi kraharor.
Aty në errësirën e qenieve që nuk shohin mendjen
Unë kërkoj dritën që i ngjan Apokalipsit.
Jashtë nuk ka më asgjë të jashtëzakonshme,
Asgjë që më bën të qaj prej lumturish,
Apo të fluturoj prej qiejve të drejtësisë.

Brenda universit tim prej shirash e diejsh
Thërras sa kam në shpirt e kokë:
Mendja është gjëja më seksi që ekziston në botë.

Please follow and like us: