Albspirit

Media/News/Publishing

Horoskopi ditor, 20 prill 2020

Horoskopi Foto

Dashi

Sot ju pret një ditë pozitive, gjatë së cilës yjet do ju ndihmojnë që të hidheni në veprim. Sigurisht nuk do të arrini që ti zgjidhni të gjitha problemet brenda ditës, por mund të nisni që t’i përballoni dhe të gjeni zgjidhje te pershtatshme.

Demi

Kete te hene ju pret një ditë rikuperimi pas një periudhe të mbushur me lodhje dhe nervozizëm. Ky është momenti ideal për të bërë projekte, për të menduar për zgjidhje dhe për të vepruar. Në punë, mund të ketë të reja premtuese.

Binjakët

Sot në dashuri do të ketë përmirësim, pasi Hëna nuk do të jetë më kundërt. Bëni kujdes ama, në situatat ku jeni të dyjëzuar. Në punë mund të ketë probleme.

Gaforrja

Kete te hene keni nevojë për më shumë pozitivitet, ndaj mundohuni që ta lini mënjanë ankthin. Nëse një histori dashurie që po jetoni është e duhura, do të keni dëshirë për të bërë diçka më shumë. Në punë ndiheni më të qetë.

Luani

Dielli do të ketë ndikim të kundërt me të lindurit e kësaj shenje, por sërish do të arrini që të gjeni dëshirën për të dashuruar. Mundohuni që të largoheni nga ata që nuk ua kthejnë ndjenjat dhe përqendrohuni aty ku e dini se ju duan.

Virgjëresha

E hëna do të jetë e mbushur me nervozizëm por pavarësisht kësaj do të ndiheni pozitiv. Do të keni dëshirë për tu rikthyer në lojë, për të dashuruar dhe për të kuptuar se çfarë dëshiron njeriu i zemrës. Probleme mund të ketë edhe në punë, por do arrini që të gjeni mënyrën për ti zgjidhur.

Peshorja

Raportet me të tjerët do të jenë shumë të komplikuara, ku mund të ketë debate me dikë nga e kaluara juaj. Në dashuri me Hënën kundër duhet të bëni kujdes ndaj asaj që do të thoni. Probleme dhe nervozizëm do të ketë edhe në punë.

Akrepi

Keni nevojë për optimizëm në këtë periudhë. Mundohuni që të mos iu ktheheni debateve të vjetra. Duhet të jeni të kujdesshëm pasi në këtë moment dikush mund të jetë delikat dhe të mos e kuptojë këndvështrimin tuaj. Ndryshime parashikohen edhe në punë.

Shigjetari

Kjo e hënë kërkon që të jeni të kujdesshëm dhe të mundoheni që të ruani përqendrimin. Në punë do ju duhet të përballeni me probleme të shkaktuara me të tjerët. Emocionet do të jenë mjaft të favorshme, ndaj nëse keni dëshirë për të dashuruar, mos hezitoni.

Bricjapi

So Hëna do favorizojë disa takimet. Në dashuri, nëse ka diçka që ju intereson, mos hiqni dorë. Në punë mund të ketë të reja premtuese, ndaj bëjini sytë katër.

Ujori

Kjo fillimjavë duhet përballuar me qetësi dhe vëmendje. Në dashuri Dielli do i bëjë gjërat më të komplikuara, ndaj mundohuni që të ruani qetësinë dhe mos e shkatërroni raportin në çift. Në punë, nëse ka diçka që nuk ecën mirë, mund të vendosni që të mos vazhdoni më.

Peshqit

Java do të nisë me një situatë të përmirësuar në sferën sentimentale. Por disa sjellje të partnerit nuk do të pëlqehen nga ana juaj. Në punë gjërat do të ecin shumë më mirë.

Please follow and like us: