Ylli Manjani: Mbi daljen shqiptare nga konventa europiane
Cilido që mendon se nxjerrja nga fuqia e Konventës Europiane të Drejtave të Njeriut, Kushtetutës së Republikës, si dhe ligjeve normative kuadër, nuk ndikojnë në jetën e tij/saj të përditshme e ka GABIM!
E ka GABIM për vete, por edhe për shoqërinë ku jeton. Në çdo molekulë oksigjeni, në çdo çapë ushqim e në çdo njësi dinjiteti njerëzor gjenden këto dokumenta ligjore themelorë. Mungesa e tyre fik dritën, pret oksigjenin vret shpresën për të gjetur zgjidhje diku, qoftë dhe jashtë Shqipërie.
Këto dokumente ligjore themelore, janë garancia e vetme për bashkjetesën demokratike të qytetarëve me shtetin.
Kur pushteti arrin ti heqë qafe këto dokumenta ndjehet padron mbi çdo qytetar. Ky është momenti që shoqëria është e sunduar, jo më e qeverisur!
Kush mendon se ka pozitë të privilegjuar në një shoqëri të tillë, pra ku pushteti sundon pa ligje, gjithashtu e ka GABIM. Sundimtarët nuk pranojnë privilegje për askënd. Të privilegjuarit e sundimit janë thjesht koka turku për t’u sipas një kalendari të paparashikueshëm.
As ata që quhen “Oligarkë” nuk i shpëtojnë kësaj llogjike. Sundimi nuk pranon ortakëri…
Gjithashtu, kush mendon se kjo gjendje është e përkohshme dhe se pushteti do ti kthehet vetë normalitetit, prap e ka GABIM! Pushteti ka arritur atë që në asnjë ëndërr se kishte menduar të arritshme….
Beteja sot e në vijim nuk mund të jetë për oriz e makarona lëmoshe, por për mbylljen e pushtetit në zonën e Konventës, Kushtetutës dhe ligjeve Normative. Beteja do jetë për vendosjen e shtetit të normave duke hedhur në kosh shtetin e masave ligjore.
Në fillim është liria pastaj vijnë të tjerat. Nuk mund të jetohet me lëmoshë, as me qese të çpifura propagande. Logjika “ha e dhit” na çon drejt kafshës, jo njeriut.
Beteja për liri e të drejta nuk ka për të qenë e lehtë, përballë një pushteti super mashtrues dhe që ka në dorë çdo gjë.
Por është e vetmja betejë që duhet bërë. Dhe nuk bëhet vetëm, por të gjithë bashkë.
Sa më shumë kundër sundimit, kundër poshtërimit kolektiv, kundër frikës që ka mbjellë pushteti, aq më e lehtë do jetë triumfi.
Më vjen keq që nuk e shoh opozitën politike në këtë skalion, ku shoqëria e sotme ka ekstemisht nevojë!!!
Varfëria, kriza ekonomike, hajnia në tendera, mos ndalja e drogës, ndërsimi i kriminelëve ndaj shoqërisë janë tema të rëndësishme, por pa shoqërinë e lirë e demokratike nuk ngjisin…