Kreatorja Lirika Matoshi mbledh 23 mijë euro për 4 orë për Kosovën
Kreatorja e famshme në New York, Lirika Matoshi, ka mbledhur plotë 23.250 dollarë amerikanë për vetëm 4 orë si ndihmë për familjet në nevojë në Kosovë. Lirika, si kreacionin e saj të fundit, ka krijuar maska kundër Covid-19 të cilat mund të kombinonen me rrobat e përditshme. Të gjitha maskat janë shitur për 4 orë dhe 100% të parave ajo i ka dhuruar për familjet në nevojë në Kosovë.
Kjo nuk është hera e parë që Lirika Matoshi organizon kampanja të tilla bamirësie për Kosovën. Lirika është motra e kreatores prishtinase Teuta Matoshi dhe e mezosopranos, Sanije Matoshi.
Please follow and like us: