Albspirit

Media/News/Publishing

Ismail Xhaferi: NË ZEMËR…

 

Mos i lyej flokët (Homazh për gratë e vrara nga burrat) – Ismail ...

Diku aty në cep të zemrës,

Rrethuar plot me dashuri,

Qëndron e djeshmja për këdo,

Ashtu si prushi rri ndënë hi.

 

Qëndron diçka që nuk vdes kurrë,

E strukur thellë aty në zemër,

Aty ku dhemb një plagë rinie,

Aty ku fle gjithmonë një ëndërr.

 

Aty një ëndërr trazon vitet,

Dhe pret se ndoshta një ditë zgjohet,

Një plagë që gjurmë na ka lënë,

Shpreson dhe pret që të shërohet.

 

Diku aty në cep të zemrës,

Qëndrojnë të brishta ca kujtime,

Sa herë që ne e zgjojmë të djeshmem,

Edhe e sotmja ndien dhimbje.

 

Këto kujtime brenda zemrës,

Na bëjnë të ndihemi të dehur,

Disa prej tyre janë sekrete,

Që zemrra thellë na i mban fshehur.

 

Diku aty në cep të zemrës,

Rrethuar plot me dashuri,

Qëndrojnë fshehur ca kujtime,

Ashtu si prushi ndënë hi…

Please follow and like us: