Albspirit

Media/News/Publishing

Sabina Darova: Monmartre, kodra më e dashur e kryeqytetit francez

Sabina Darova

Kur muaji maj troket mbi portë, ndjej një gëzim të dyfishtë, sepse është muaji i lulëzimit të qindra e mijra luleve, si edhe muaji i udhëtimeve. Në këtë muaj, caktuar si periudha më e përshtatëshme e turizmit kulturor, perden e hap dëshira për të zbuluar qytete e kryeqytete, të cilat ngacmojnë kureshtjen për të njohur e vlerësuar më shumë botën e pasur që na rrethon.
Parisi, është kryeqyteti që ze një vend të veçantë në dëshirat e mia. Pothuajse çdo vit, në këtë periudhë, kam marrë trenin me një çantë mbi supe e jam turrur drejt tij si drejt të dashurit që është larg tash sa kohë…
Dhe për çdo radhë, një zbulim i ri. Në një qytet të tillë gjërat e bukura nuk mbarojnë kurrë. Gjithmonë mbetet diçka e paparë, edhe se ti në 4 ditë nuk ke reshtur së ecuri dhe këmbët janë veshur me fllucka.
Ky vit, viti më absurd për të gjithë ne, për shkak të korona virusit, mbylli të gjitha udhëkryqet drejt botës. Dhëmbët e portave të hekurta u ngulën egërsisht mbi tokë, për t’u mbrojtur nga njëri-tjetri. U rinjohën kufinjtë.
Për fatin e mirë, njeriu ka patur për krah, dy shoqe shumë të mira, të cilat i janë gjendur në ndihmë ngaherë: fantazinë dhe imagjinatën. Në një ditë me shi si kjo e sotmja, dëshira vagabonde për të kapërcyer kufinjtë mori krahë. Mendja bredharake filloi të endet në kryeqytetin francez, në Paris, si e marrë, si toka e zhuritur që kërkon ujë.
Dhe ku shkoi, do më pyesnit?
A keni dëgjuar mbi lagjen e famshme të artistëve mbi një kodër e që quhet Montmartre ? E pra, me këtë vend u dashurova që në vizitën time të parë, disa vite të shkuara. Ky vend të rrëmben dhe të mahnit me romanticizmin dhe bukurinë që e rrethon. Të gllabëron e të bën skllav. Ndoshta akoma sot, nuk dihet se cila është arësyeja që i rrembeu zemrat e mjaft artistëve, të cilët e shijuan, e vlerësuan dhe e bënë të famshme në të gjithë botën.
Deri në 1860, Montmartre ishte një  fshat i vogël i përbërë nga 638 banorë dhe i vendosur mbi një kodërz , 129 m mbi nivelin e detit. I veçuar nga Parisi,
Montmartre njihet si ” mali i Martës”, sepse sot, aty ku ndodhet Kisha e Saint- Pierre, ku ndodheshin dy tempuj që i dedikoheshin dy planeteve, Marta dhe Merkurit. Ose edhe Montmartre si ” Mali i Martinit” sepse sipas legjendës, reth vitit 250 para Krishtit, aty është dënuar me varje kryepeshkopi i Parisit, Saint Denis! Akoma sot e kësaj dite, nuk është e qartë origjina e emrit.
Imagjinoj duke marrë linjën blu të Metropolitanës dhe zbres në stacionin
” Bianche”. Sapo kam hedhur dy shkallët e para, gjendem përpara dy topave të kuq të “Moulin Rouge”. Kështu, ndodhem në “Pigalle”, lagjja e njohur në të gjithë botën për “dritat e kuqe”. Sot,  kjo zonë është vetëm një hije e famës që mbarti me vete për dhjetra vjet me radhë. Aty, kanë  mbetur akoma dyqane ” sexy shop” që tërheqin një klientelë të seleksionuar, por në vitet e fundit, ajo që ishte merkata e seksit, është transformuar në një hapësirë për turizmin, por jo për fëmijët e moshave të mitura.
Montmartre Paris

Montmartre Paris

Përveç lokalit, kabaret më të famshëm të botës, këtu mund të admirohet edhe Muzeu i parë i Erotizmit, themeluarnë 1896, si dhe “Princesha mbi bizele”, qëndër tregtare më e madhja për sendet seksuale në botë.
Në të majtë të kabaretit, gjendet rruga ” Rue Lepik”. Këtu gjenden dyqanet të çfarëdo lloj artizanati, duke filluar nga punimet e prodhimeve të lëkures, porcelanit, qelqit, drurit, veshjeve dhe sapuneve. Të bien në sy vitrinat e sistemuara me shije dhe elegancë. Por, nëse jeni të apasionuar me kinemanë, apo nëse keni parë filmin ” bota e mrekullueshme e Amelies, me artisten e njohur Audrey Tautou, kur të arrini në nr 15, aty do ndjeni një ngulçim: këtu ndodhet ”  Café de 2 Mulins”,  bari ku punonte Amelie Poulin, protagonistja e filmit. Duke vazhduar ngjitjen, ndeshe në qendër të një rruge që kalon nga “Rue Lepic”; bëhet fjalë për “Rue des Abbesses”. Aty hasesh përballë me ndalesën e famshme “Metropolitain”. Kjo ka qenë projektuar nga Hector Grimaud në 1899 dhe që deri në vitin 1974, gjendej në stacionin e Hotel de Ville të asaj lagjeje. U inagurua më 31 tetor të 1912. Bëhet fjalë për ndalesën më të thellë të qytetit, ajo arrin deri në 36m nën tokë dhe përveçse shkallës, ndodhen dhe ashensore që lehtësojnë ngjitjen.
Frederic Baronit, i lind idea që t’ ju kërkojë komshinjve të tij të huaj, të shkruajnë në gjuhën e tyre shprehjen ” të dua”. Rezultati është një vepër prej dhjetë metra me katër, dhe është i përbërë nga 612 pllaka blu prej 21 cm x 29 cm, shkruar me shprehjet më romantike të botës, në 311 gjuhë të ndryshme.
Mbasi të keni parë këtë mur të veçantë, kthehesh në stacionin e metropolitanës “Abbesses” dhe ndiqet Rue “Yvonne Le Tac”, e cila në një pikë do shndërrohet në “Rue Tardieu”.  Aty ndeshesh përpara shkëlqimit të Bazilikes së “Sacre Cuore” (Zemra e Shenjte). Këshilohet të merret teleferiku. Ky është ndërtuar në vitin 1891 dhe në 1991, u rindërtua pothuajse i ri. Dy kabinat mund të transportojnë 200 vetë në një orë dhe në 90 sekonda, evitojnë ngjitjen e 300 shkallëve nga njerëzit që i çojnë në majën e Montmartre. Deri në 1935 sistemi i venies në punë të teleferikut ushqehej me ujë.
Mbasi të jesh ngjitur në majë, kalohet në rrugën Rue Gabrielle. Kur ndodhesh pothuajse në fund të saj, do vërehet pallati nr 49. Këtu lexohet mbi një pllakë të fiksuar mbi mur, që ka jetuar Pablo Picasso, nga tetori në dhjetor të 1900. Rrugica e tretë mbas kësaj është “Rue D’Orchamp”. Në numërin 11 bis, gjendet shtëpia e Dalides, këngëtares Iolanda Cristina Gigliotti ku u transferua në vitin 1962. Me 3 maj të 1987, vrau veten brënda këtyre mureve. Duke ndjekur këtë rrugicë të ngushtë në krah të shtëpisë, do perballesh me Moulin de la Galette.
Të apasionuarit e artit do të njohin imazhet e disa tabllove të njohura si ” Le Mouline de la Galette ” të piktorit të njohur Utrillodhe të Van Goghut.  Po ashtu Renoir dhe Picasso, të cilët kanë marrë pjesë në festat që zhvilloheshin brënda në lokal.
“Mouline de la Galette” lind në 1870, 10 vjet më parë se “Mouline Rouge” si lokal kabare’, dhe brenda, ndodhej një mulli i vërtetë. Legjenda tregon, që i zoti i lokalit u kryqëzua në lopatat e këtij mulliri për të kundërshtuar kozakët. Sot është si restorant. Mbasi te jetë vazhduar drejt Rue Girardon, në kryqëzimin e parë gjendesh përpara”La Passe- Muraille”. Bëhet fjalë për skulpturëne Jean Marais të 1989 që merr frymëzimm nga romani i Marcel Aymé ( 1902-1967). Kërcimtari i murit është vendosur pranë banesës së shkrimtarit. Tregimi i vitit 1943 flet për një njeri që jetonte në Montmartre , ku zbuloi të kishte aftësinë e kapërcimit nëpërmjet mureve. Kështu vendosi që ta përdori këtë dhunti për tu hakmarrë ndaj pronarit të tij. Por, zoti Duilleu (ky ishte emri i tij), mbas një nate dashurie ngeli i bllokuar në murin që po kërkonte ta kapërcente. Ky fragment fiksohet në skulpturën që ndodhet aty dhe fton të gjithë vizitorët të ndalen për të shkrepur aparatin fotografik.
Duke ndjekur Rue Girardon arrihet në Sheshin ” Dalida”.
Ky shesh është inaguruar në 1997 dhe busti në bronx është  i Alain Aslan( piktordhe skulptor francez).
Duke vazhduar ecjen për “Rue de l’Abrevoir” dhe arrihet në fund të saj, vërehet një tjetër bar restoranti pikturuar nga Utrillo: “La maison Rose” (shtëpia e trëndafiltë).
Duke vazhduar zbritjen, gjendesh përpara vreshtit të vetëm që ka ngelur në Paris:
” Clos ” ngjan sikur i ngjet epokës gallo- romake, edhe pse dokumentat e parë që flasin për të jane të 944. Të shtunën e parë të tetorit, këtu festohet mbledhja e rrushit ku vendosen të shiten në astë 1.500 shishe vere të dekoruara nga artistë nga e gjithë Franca; midis pjesëmarresve të njohur ka qenë dhe Modigliani( piktor italian).
Përballë “ClosMontmartre “, ndodhet lokali i fundit i pikturuar dhe i frekuentuar nga artistë të ndryshëm, por edhe të dëgjuar, si Utrillo, Picasso, Modigliani, Proust dhe Charlie Chaplin, që ishin klientë të kësaj kabareje.
Lind si “Au rendez-vous des voulers”, por që ndërroi shumë emra gjatë kohës, si psh “Le Cabaret des Assassins”, apo “Ama Campagne”. Ne 1866 një  ish balerinë te “can can”, e merr nën drejtimin e saj, dhe si specialitet i lokalit njihet me “lepurin kercimtar mbi tigan”. Karikaturisti i njohur André Gill, mbas disa vitesh vizaton një lepur që kërcente jashtë nga tigani. Mendon edhe lojëne fjalëve “Le Lapin a Gill,  lepuri Au Lapin lindi ( lepur i shkathet).
Kjo tabllo ruhet sot në Muzeun e Montmartre.
Duke u kthyer mbrapsht për të gjithë rrugën “Rue de Saules ” , takohet rruga “Rue Norvins”. Përgjatë  kësaj rruge ndodhet” Place du Tertre” me artistët e saj të rrugës, si dhe me meloditë  që vallëzojnë në ajër. Ky është sheshi më i bukur i vendit, ku syri të rrëmben pamjen më mbresëlenëse që mundet të imagjinohet. Aroma e krepeve me çokollatë bashkohet me ato te mbushura me djathra. Meqë ra fjala, Franca dhe Italia janë në garë mes tyre për numrin e pafund të llojshmërisë që ato prodhojnë ( 365 francezët dhe mbi 400 italianët). Gotat me verë përplasen të gëzuara dhe pianoja luan tangon e fundit në Paris. Ngjyrat janë nje mozaik lulesh shpërthyese që të rrëmbejnë në çdo stinë të vitit, por më shumë në muajin maj. Pranë këtij sheshi ndodhet Basilika e “Sacro Cuore”, e gjitha për t’u vizituar. Nga këtu mund të soditet mrekullisht i gjithë Parisi. Në shkallë, ulur e të përqafuar më të dashuruarit e botës nga të cilët rrjedhin pafund premtimet. Po a i mbajnë vallë?!

Please follow and like us: