Albspirit

Media/News/Publishing

Leon Lekaj: Kthimi i tim ati

 Leon Lekaj: Tallavaja e poezisë shqipe - Albspirit
Për ditën kur babai im doli nga burgu

 

N’oborrin e shtruem me zhavorr të trashë
E fqinj të pluhnosun brengash
Im atë me hapat e drobitun
çoi pluhnin e kurreshjes
Friga u tendos ndër maja fjalësh
E jua verboi të gjithëve shikimin.

Ishte pasdite
kur im atë u kthye prej burgut
Sytë e tij më flisnin për dritën
Që iu a kishin zanë përbindëshat e territ
E për male errsine
Ku kishin tretë testamentet e shokëve
Që kishte humbë ndër vite
-Të paktën dola gjallë prej burgut të vogël,
M’ tha me za të ulët.
Dhe si grumbull kockash shkapërceu pragun.

Fqinjët e tij nuk lvizën
mbetën atje,
mbi devenë shtatlartë të frigës
si hije të lëndueme
E me heshtjen e tyne
Më flisnin për burgun e madh.

Please follow and like us: