Ela Zdrava: KËRMËS-PEDOFIL
Vërtetë kemi një jetë, që na e dha Zoti,
si t’mos e varim mes qytetit monstrën,
që zemrat na vrau, ajrin na e ndoti?!
Kurrë s’kam ndjerë urrejtje kështu si sot,
tek shoh ngërdheshjen e djallit,
e s’mund ta mbys dot.
Si mund ta presim monstrën,
të ulet n’bankën e të akuzuarit,
c’ligj mund ta mbrojë,
kërmën e tij s’e pranon as varri.
C’i këputi filizat, ua trembi cicërimat,
po m’çahet shpirti,
nga dhimbja, nga klithmat.
Falna o Zot, zemra po m’përzhitet,
lak t’i vëmë ligjin në një pirg me ferra,
në murin e turpit ta pështyjmë djallin,
n’kazan ta hedhim në zjarr me plehra.
Please follow and like us: