Albspirit

Media/News/Publishing

Bardhyl Berberi: Pengmarrësit…

Image may contain: 1 person, suit and closeup

Bardhyl Berberi

 

Rudina Hajdari, në një studio televizive tha një të vërtetë të madhe që të gjithë ne na shqetëson, listat e hapura janë një domosdoshmëri, populli kërkon ta marri vesh se ku shkon vota e tij. Lista e mbyllura janë si serume që i mbajnë në këmbë drejtuesit e partive. Asi nën mëngë do të jetë për kryetarë e partive ajo lista e famshme që të bën deputet dhe më pas të vijnë ato favoret e tjera. Nëse këta do të bëjnë lista të hapura dhe populli do të votojë për njeriun konkret, kryetarët dhe drejtuesë aktualë të dy partive të mëdha dhe të partiçkave të vogla do të fluturojnë si gjethet e vjeshtës…

Loja me fate njerëzish që nuk sigurojnë dot bukën për të ushqyer fëmijët e tyre do të mbarojë. Votuesi edhe pse mund të jetë i djathtë kur sheh një kandidatë të fortë tek e majta ai ja jep votën atij dhe anasjelltas… Pazare e pafund të atyre që bëjnë listat marrin fund. Çdo kandidat do të dali në ring dhe votat i ruan vetësecili, përfundon loja e pistë e pengmarrjes.

Populli i shkretë deri tani ka vetëm kyçet e kashtës. Presidentin nuk e zgjedh populli, deputetin nuk e zgjedh populli, nuk e di populli se ku shkon vota e tij pasi listat i bën kryetari i partisë duke na sjellë në parlament ata birbo që nga elektroutë, elektricista, bojaxhinj që me taksat e popullit fukara, me rroga të majme qëndronin si dekor në parlament dhe venë dhjamë me taksat tona.

Kohëve të fundit na ka lindur një lloj i ri partish që njihen si parti pengmarrëse. Në rolin e pengmarrësve janë subjektet politike: Partitë politike dhe përfaqësuses të funksioneve të larta dhe shumë të rëndësishme shtetërore dhe publike, të cilët i kapin  peng qytetarët e vendit dhe të njëjtët nuk i lënë rehat, duke iu prishur cilësinë e jetës së tyre, duke lënë vendin në një amulli të plotë, pa ligje, me njerëz që janë të veshur me pushtet të cilët abuzojnë me pushtetin e tyre pa kufij pa iu hyrë asnjë gjemb në këmbë. Reforma në drejtësi tek gjithsecili ka ngelur si një kamardare shpëtimi mes dallgëve të detit. Lul Basha ka marrë peng PD dhe opozitën dhe partinë e shpresës në këto vite demokraci. Edhe pse humbi thellë kapadiset dhe mban deklaratat boshe, madje i bën karshillëk edhe ambasadores amerikane. Humbësi në çdo vend të botës nuk gjykohet, ai largohet… Ky është problem kyç se ne nuk kemi opozitë shprese që nesër mund të vijë në pushtet. Pse heshtin dy partitë e mëdha për listat e hapura? Atyre ju humb monopoli që kanë mbi deputetët, të cilët i vendosin vetë ata me lista.  Pse ndodh kjo?  Frika e tyre se mos i humbin pozicionet në krye të partisë në opozitë, pasi më vonë ka gjasa që nëse nuk mund të sigurojnë pozita të favorshme në politikë dhe të jenë peng të strukturave tjera politike brenda partisë së tyre.

Për këtë qëllim pengmarrësit dita-ditës nuk i lënë rehat pengje-qytetarët, duke i bombarduar me kërkesa të ndryshme me qëllim që këta të jenë në shërbim të pandërprerë të tyre edhe pse subjektet e sipërpërmendura duhet të jenë në shërbim të pandërprerë të qytetarëve dhe jo t’i tërheqin qytetarët në aventura  të rrezikshme.

Pushtetarët dhe drejtuesit e partive politike duhet të jenë në shërbim të qytetarëve e jo siç po ndodh me disa “pengmarrës” ku qytetarët detyrohen të jenë në shërbim të këtyre drejtuesve.

Pengmarrësit që u përmendën më lartë, për nevojat e tyre, vazhdimisht i kërcënojnë, shantazhojnë dhe kushtëzojnë qytetarët-pengje duke dashur që tua bëjnë me dije këtyre se duhet të jenë në shërbim të tyre. Kjo me qëllim që t’i kenë nën kontroll të gjitha situatat dhe e tërë kjo u duhet atyre që t’i bëjnë plotësisht të varur qytetarët pengje prej tyre. Kush janë pengmarrësit? Ata janë individë, pjestarë të strukturave shtetërore apo të atyre në opozitë, të cilët vijnë në pushtet në mënyrë të ligjshme, derisa pushteti i tyre në fillim legjitimohet nga ana e qytetarëve në zgjedhje, të cilat në të shumtën e rasteve supozohet se janë të rregullta, korrekte dhe demokratike, por që në ciklet e tjera zgjedhore këta me dhunë dhe me manipulime të ndryshme edhe një kohë të gjatë mbeten në pushtet, duke i vjedhur vota, duke i shantazhuar votuesit dhe duke bërë shkelje drastike të rregullave të procesit zgjedhor. Ky takëm pengmarrës gëzojnë mbrojtje të plotë ligjore dhe policore për veprimet e tyre të dhunshme dhe të papranueshme ndaj pengjeve, qytetarët e vendit. Pengmarrjet e grupeve të shumta kriminale dhe keqbërëse në të shumtën e rasteve mund të zgjasin deri në një çast kur zullumi trashet… Por pengmarrja e subjekteve politike qeveritare mund të zgjasë edhe me dekada të tëra pasi pengjet nuk janë më në gjendje që ta bëjnë largimin e tyre nga pushteti. Kjo dëshmon se pengmarrësit e kanë gjetur metodën e si t’i nënshtrojnë pengje-qytetarët. Ata këtë e bëjnë duke i varfëruar këta të fundit me qëllim që  të mos kenë mundësinë që të ankohen, e gjithë kjo me qëllim që pengmarrësit ta kenë sa më lehtë të qeverisin me pengjet.

Strukturat politike përmes pengmarrjes së qytetarëve kanë siguruar mundësinë që sa më gjatë të qëndrojnë në  pushtet, aq më shumë ja u bëjnë të vështirë pengjeve, për t’i rrrëzuar edhe kur ata janë shumë të dëshpëruar nga sjelljet dhe angazhimet e pengmarrësve që ata të mos mund tua rrezikojnë pozicionet e tyre. Ata bëjnë korrupsion në kurrizin e këtij populli duke iu vjedhur deri në qindarkën e fundit, zhvillojnë nepotizmin si në asnjë vend tjetër. Sapo marrin karriken ata e ndajnë pushtetin me nipin, villain; marrin krushkun apo baxhanakët duke iu dhënë poste drejtuese edhe pse këta mund të jenë kunguj dhe s’ka se si punët të mos shkojnë çorap

Ja pra ky është thelbi i dëshpërimit pse shqiptarët rendin që rendin pas llotos amerikane dhe çdo mundësie tjetër që të largohen nga ky vend i pistë politik dhe të shkojnë të lajnë qoftë edhe pjata nëpër restorante të një vendi të pastër për të shpëtuar nga këta pengmarrës…

 

 

 

 

Please follow and like us: