Agim Veliu të tregojë cili antar i SHIK e ka plagosur atë dhe cilët antarë të SHIK, me emër e mbiemër, kanë vrarë antarë të LDK
Florim Rullani
Nga supet e Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës z. Kadri Veseli është largu barra e vrasjeve të antarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës! Partia Demokratike e Kosovës është në opozitë, Lidhja Demokratike e Kosovës eka Kryeministrin dhe Ministrin e Brendshum, Agim Veliu dhe me këtë rast ka me na tregu cili antar i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK) e ka plagosë atë me emër dhe mbiemër, apo cili antarë i SHIK, me emër dhe mbiemër, ka vra antarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës! Nëse nuk ndodhë Lidhja Demokratike e Kosovës duhet me kërku falje z. Kadri Veseli dhe Gani Geci duhet me kërku falje për akuzat edhe z. Kadri Veseli, edhe z. Sabit Geci! Nëse kjo nuk ndodhë, atëherë Lidhja Demokratike e Kosovës nuk mund të konsiderohet serioze dhe në shërbim të interesave të shtetit të Kosovës! Unë jam në pritje, me na tregu Lidhja Demokratike e Kosovës konkretisht se cili antar nga radhët e SHIK e ka plagosë Agim Veliun, Ministrin e Brendshum të Republikës së Kosovës!