Albspirit

Media/News/Publishing

Arlinda Çausholli: Pa ujë, por me marrëveshje!

Në këtë minutë që po shkruaj, e gjithë Tirana nuk ka ujë. Bashkia e kryeqytetit u kërkoi ndjesë në media dje 1 milionë banorëve që rubinetat e shtëpive, spitaleve e gjetkë nuk do kenë ujë. Një çezmë e madhe do të zëvendësojë të voglën e Bovillës dhe inxhinierët nuk kanë rrugë tjetër, veçse në 2020 të ndërpresin ujin. Pra për tellallin publik, 48 orë, ne shqiptarët e Tiranës, nuk do lahemi. Koronavirusi na merr të keqen.

Ama, kemi një marrëveshje të mirë për reformën zgjedhore, e cila siguron rikthimin në parlament të opozitës, se nuk po gjenin as rrugën se si ta kthenin. Mirë që dogjën mandatet dhe ikën, por ndryshuan mendje rrugës dhe u bënë lëmsh kombëtarë dhe ndërkombëtarë për t’ia gjetur anën.

Përparim shumë i madh. Nga votim e mbledhje manual kutish, në votim elektronik. Pa lista të hapura, pa ndryshim sistemi. Domethënë 30 % e shqiptarëve do votojnë sërish të njëjtët, e do numërohen alla frënga, këtë radhë.

Do ngrihemi? Të larë dhe të palarë? Apo të presim ujin më mirë.

Please follow and like us: