Albspirit

Media/News/Publishing

LA RÉPUBLIQUE FRANÇAISE, 1880/PETICIONI I LIDHJES SHQIPTARE TË GJIROKASTRËS DREJTUAR FUQIVE TË MËDHA

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi:gallica.bnf.fr/Bibliothèque nationale de France

 

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 10 Qershor 2020

 

“La République Française” ka botuar, të shtunën e 26 qershorit 1880, në ballinë, një shkrim në lidhje me peticionin e Lidhjes shqiptare të Gjirokastrës drejtuar asokohe Fuqive të Mëdha, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

 

Berlin, 24 qershor.

 

Lidhja Shqiptare e Gjirokastrës sapo ka dërguar peticionin e mëposhtëm që t’u jepet anëtarëve të konferencës:

Të gjithë shqiptarët në emër të njerëzimit janë duke i bërë thirrje edhe një herë drejtësisë së fuqive të mëdha, duke u kërkuar atyre që të marrin seriozisht rrezikun me të cilin kërcënohen duke parë kështu atdheun e tyre t’i jepet të huajve.

Shqiptarët u kërkojnë Fuqive të Mëdha që t’u mbrojnë kombësinë dhe integritetin e atdheut të tyre.

Përndryshe, ata do të detyroheshin të vdisnin të gjithë, me armët në duar, në mbrojtje të të drejtave të tyre natyrore sesa të mbeten në mëshirën e të huajve”.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/la-republique-francaise-1880-peticioni-i-lidhjes-shqiptare-te-gjirokastres-drejtuar-fuqive-te-medha/.

Please follow and like us: