Albspirit

Media/News/Publishing

VIZITA DHE FJALA E PRESIDENTIT AMERIKAN BUSH NË TIRANË NË 10 QERSHOR 2007 NGJARJE VITI

Vizita historike e Xhorxh Bush në Tiranë 10 vite më parë. Ja si e ...

 

13 vjet nga vizita historike e Presidentit Bush në Shqipëri

Tiranë, 10 qershor 2020 – Sot bëhen 13 vjet nga vizita e Presidentit të Sheteteve të Bashkuara të Amerikës, më parë Xhorxh W. Bush, në Shqipëri. Kjo ka hyrë në histori si vizita e parë e një presidenti amerikan në Shqipëri. Më 10 qershor të vitit 2007 ai dhe bashkëshortja e tij, Laura, u pritën në aeroportin e Rinasit nga ministri i Jashtëm i vendit në atë kohë, Lulzim Basha. Më pas presidenti Bush u takua në Pallatin e Brigadave me presidentin e Shqipërisë, Aleksandër Moisiu. Moisiu i akordoi presidentit Bush dekoratën më të lartë “Urdhrin e Flamurit”, për kontributin e tij në mbështetje të çështjes shqiptare. Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e asaj kohe, Sali Berisha, Bush vlerësoi nivelin e lartë të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe SHBA-së. Bush tha se SHBA-ja përkrahte dëshirën e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në NATO. Ai vlerësoi lart tolerancën fetare në Shqipëri. “Shpreha dëshirën që Shqipëria të hyjë në NATO, unë jam përkrahës i kësaj dëshire”, tha presidenti amerikan. Bush vlerësoi kontributin e trupave shqiptare ushtarake në Afganistan dhe Irak. Ai inkurajoi politikanët shqiptarë të punojnë së bashku për të plotësuar standardet e anëtarësimit në NATO. “U thashë trupave se ju respektoheni nga ushtarakët tanë si ushtarë të stërvitur mirë dhe kurajozë. Politikanët duhet të punojnë së bashku për të arritur këto standarde, të lënë mënjanë ndryshimet politike”, tha ai. Bush takoi në Fushë-Krujë një grup biznesmenësh shqiptarë që kishin marrë mbështetje financiare nga agjenci amerikane zhvillimi. Pas takimit, Bush doli në rrugën kryesore të Fushë-Krujës dhe takoi shumë qytetarë entuziastë.

——————————————–

Shtypi në Prishtinë e vlerësonte ngjarje viti fjalën e Presidentit Amerikan Bush në Tiranë në 10 qershor 2007: “Herët apo vonë do të duhet të themi: ‘Mjaft, është mjaft. Kosova është e pavarur’”.  “Atë ditë, burrri më me ndikim në botë, George W. Bush, e shprehu hapur përkrahjen e tij dhe garancinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar gazeta “Koha Ditore”/

-“Viti i Ri 2008 është një tjetër vit historik i realizimit të Pavarësisë, ëndërrës shekullore, pritjeve tona të madha”, shkruante në 30 dhjetor 2007  gazeta tradicionale e Kosovës “Rilindja” në faqen e parë, ndërsa në Kalendar uronte: Gëzuar Viti i Pavarësisë 2008/

SPECIALE-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, 10 Qershor 2020/

NGJARJA E VITIT 2007: VIZITA DHE FJALA E PRESIDENTIT BUSH NË TIRANË, KA VLERËSUAR SHTYPI I KOSOVËS

Në fundvitin 2007 kam raportuar nga Prishtina: Vizita dhe fjala për pavarësinë e Presidentit Amerkan Xhorxh Bush në Tiranë më 10 qershor 2007 ëshë vlerësuar ngjarja e vitit 2007 në numrat specialë festivë të Vitit të Ri 2008 të gazetave të Kosovës.

“Ngjarja e vitit: Fjala e Presidentit Bush”, thuhet në një titull në faqen e parë të gazetës “Zëri”.

“Në veçanti, paraqitja e Presidentit Bush në Tiranë, ishte e tillë që ndodhë një herë në historinë e një populli. Bush ishte shumë i qartë, shumë i saktë, shumë i drejtpërdrejtë: Kosova do të behet shtet”, ka shkruar “Zëri”.

“10 qeshori 2007, sipas të gjitha gjasave, do të mbetet dita më vendimtare në historinë e definimit të statusit të Kosovës, pas datës së shpalljes së pavarësisë. Atë ditë, burrri më me ndikim në botë, George W. Bush, e shprehu hapur përkrahjen e tij dhe garancinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar gazeta “Koha Ditore”.

Presidenti Bush,  ka vazhduar gazeta, “foli në mes të Shqipërisë, dhe në mënyrën më të qartë të mundur”. “Herët apo vonë do të duhet të themi: ‘Mjaft, është mjaft. Kosova është e pavarur’”, tha ai në vizitën e tij, mbase më të popullarizuarën të bërë jashtë SHBA-së, gjatë këtyre dy mandateve të tij, shkruan “Koha Ditore” nën titullin “Figurat e vitit në Kosovë dhe për Kosovën” dhe mestitullin “Garantuesi”.

Ndër “Figurat e vitit në Kosovë dhe për Kosovën” “Koha Ditore” me nëntitullin “Avokati i Kosovës” ka radhitur edhe Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe në kontekst të vizitës së Presidentit  Bush në Shqipëri ka theksuar: “Ndryshe, Berisha ishte vlerësuar edhe si njeriu më i duhur nga Presidenti Amerikan për t’ia përcjellë Prishtinës garancinë se pavarësia e Kosovës do të vijë gjithësesi, vetëm se duhet pasur kujdes nga hapat e ngutshëm”, ka theksuar gazeta.

“Koha Ditore” ka përkujtuar se Kryeministri Berisha  ia ka kushtuar Kosovës edhe “një pjesë të madhe të takimeve e vizitave të tij jashtë vendit, madje edhe në selitë kryesore të botës.”

“Ndër to, më kulmori ka qenë fjalimi i tij në Asamblenë e Prgjithshme të Komeve të Bashkuara, kur tha se Serbia duhet të dijë se koha e kolonizimit ka kaluar dhe Kosova duhet të jetë përfundimisht e pavarur”,  ka shkruar kjo gazetë.

Me titullin “Ngjarja e vitit 2007 – vizita e Presidentit Amerikan në Shqipëri”, gazeta “Bota Sot” ka shkruar se “në kalendarin e vitit 2007 do të shënohet me shkronja të arta 10 qershori”. “Me këtë datë në tokën shqiptare zbriti Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Xhorxh Bush” dhe “dha porosinë e madhe: ‘Kosova do të bëhet e pavarur!’”, ka theksuar kjo gazetë.

“10 qershor – Presidenti Bush: Pavarësia është rezultat i fundit”, ka shkruar “Epoka e Re”, e cila ka përkujtuar se Presidenti Amerikan u deklarua për pavarësinë e Kosovës “në një konferencë të përbashkët shtypi me Kryeministrin shqiptar, Sali Berisha, e cila u përshkua nga pyetjet rreth Kosovës”.

“Presidenti Bush në Tiranë tha se Kosova do ta fitojë pavarësinë”, ka përkujtar ngjarjen e madhe gazeta “Kosova Sot”, nën titullin “Viti i afrimit të pavarësisë”.

Gazeta tradicionale e Kosovës “Rilindja”, që për Vitin e Ri të pritjes së pavërsisë ka dalë numër i jashtëzakonshëm, vizitën e Presidentit Bush në Tiranë më 10 qershor e ka vlerësuar “një ngjarje tepër të rëndësishme historike” për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin. “Zgjidhja e statusit të Kosovës  nuk përfaqëson më vetëm vetvetën, por ka marrë tashmë një kuptim thelbësor gjeopolitik”, ka theksuar gazeta në shkrimin me titull “Shqipëria në arenën ndëkobëtare”, ku veçmas është nënvizuar rëndësia shumë e madhe vizitës së Presidentit Bush në Tiranë.

Ngjarje tjetër historike në procesin e statusit të Kosovës shtypi i Prishtinës ka vlerësuar arritjen në OKB të Propozimit të Ahtisaarit për pavarësi të mbikëqyrur të Kosovës,  të cilin dokument Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Muun, ia ka dorëzuar zv.kryenegociatori Albert Rohan, më 15 mars. “Viti 2007, që po shkon, mbetet në histori si vit i Planit të Ahtisaarit për pavarësinë e Kosovës, dokumentit të OKB-së me përkrahje të gjerë ndërkombëtare dhe me ndonjë kundërshtim. Viti i Ri 2008 është një tjetër vit historik i realizimit të Pavarësisë, ëndërrës shekullore, pritjeve tona të madha”, shkruan “Rilindja” në faqen e parë.

Në 10 Qershor 2007 kam raportuar: KOSOVË, VIZITA E HISTORIKE E PRESIDENTIT BUSH NË SHQIPËRI NDIQET ME SHUMË INTERESIM E GËZIM

Vizita historike e presidentit amerikan Xhoorxh Bush sot në Shqipëri në Kosovë po ndiqet me shumë interesim e gëzim. Në transmetim të drejtpërdrejtë të Televizionit të Kosovës arrtija e presidentit Bush në Aeroportin e Rinasit  është përshëndetur me ngritje në këmbë e duartrokitje edhë nëpër familje dhe kudo tjetër në Kosovë. “Bush në Shqiipëri”, “Mirësevini Zoti President”, “Dhjetë milionë shqiptarë me Xhorxh W Bushin”, “Bush: Jo shtyrje të statusit të Ksovës”, “Ka ardhur koha për pavarësi”, jënë disa nga tutujt kryesorë në faqet e para të gazetave të Prishtinës. Raportet nga Tirana kryeqytetin shqiptar në pritje të presidentit Bush e përshkruajnë “sikur të ishte qytet amerikan”.

Atmosfera e festës për vizitn e presidentit amerikan Bush në Shqipëri përshkon sot edhe festimet në Prizren të 129-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku në akademinë solemne dhe veprimtari tjera është paralajmëruar pjesëmarrja e liderëve institucionalë e politikë të Kosovës.

Një numër i madh i kosovarëve kanë udhëtuar të jenë sot në pritjen e madhe për presidentin Bush në Tiranë. Për të dhënë mesazhin e mirënjohjes e falenderimit të madh për SHBA-të e presidentin Bush tre gjakovarë drejt kryeqytetit shqiptar kanë udhëtuar me biçikleta.

Televizioni i Kosovës po vazhdon transmetimet e drejtpërdrejta nga Tirana për vizitën e presidentit të SHB-ve Xhorxh Bush, që kështu ka hyrë edhe në familjet kosovarëve – mysafiri e miku i madh i të gjithë shqiptarëve.

Në 11 Qershor 2007 kam raportuar: KOSOVË, EKIPI I UNITETIT PËRSHËNDET FJALËN DHE QËNDRIMIN E PRESIDENTIT BUSH  DHE E VLERËSON MESAZHIN PËR BASHKËPUNIMIN TIRANË-PRISHTINË

Anëtarët e Ekipit të Unitetit, pas deklarimeve të veçanta, në takimin e sotëm së bashku dhe unanimisht, kanë përshëndetur fjalën dhe qëndrimin për Kosovën të presidentit amerikan Xhorxh Bush në Shqipëri dhe kanë vlerësuar shumë të rëndësishëm mesazhin për bashkëpunimin mes Tiranës e Prishtinës. “Ekipi i Unitetet përshëndet fjalën dhe qëndrimin e presidentit Bush edhe në vizitën e Romës, edhe në vizitën në Shqipëri, për të ardhmen e Kosovës, për pavarësinë e Kosovës, që është një qëndrim shumë i prerë dhe shumë i qartë”, ka thënë presidenti Fatmir Sejdiu.

“Ne do të vazhdojmë në përgatitjet tona për të kryer pjesën e obligimev që kemi, sidomos ato që lidhen me fazën e parë të transicionit”, ka thënë Sejdiu.

I pyetur lidhur me mesazhin e presidentit amerikan Bush kryeministrit shqiptar Berisha në Tiranë për bashkëpunimin me liderët kosovarë që të mbajnë qetësinë në këta hapa të fundit, presidenti Sejdiu  ka thënë se “për Kosovën është shumë e rëndësishme që të bashkëpunojë me Shqipërinë”. Duke theksuar poashtu rëndësinë e bashkëpunimit edhe me Maqedoninë e vendet e tjera fqinje, Sejdiu  është përgjigjur:

“Kjo ka të bëjëme nevojën e bashkëpunimit të gjithmonshëm, me udhëheqjen shtetërore të Shqipërisë, po edhe me vendet tjera të rajonit. Ne kemi pasur dhe kemi kontakte të rregullta dhe shumë të mira… Për ne është me rëndësi që Shqipëria ka dhënë dhe do të japë kontributin e saj të jashtëzalkonshëm në ndihmë proceseve në Kosovë dhe poashtu është shumë e rëndësishme që gjithë struktura e saj diplomatike, gjithë rrjeti diplomatik i Shqipërisë, është në shërbim të Kosovës, të pjesës së lobizimit dhe të mbështetjes së fuqishme. Prandaj, ne do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë. Është shumë e rëndësishme që kemi mirëkuptim të ndërsjellë. Është shumë e rëndësishme që në këtë pjesë të projektit kemi të bëjmë edhe me elementet që lidhen me çështjen e përgatitjeve të mëtejshme në pjesën e përvojave për integrime. Shqipëria, qysh tash mund të them se do të jetë kandidat serioz edhe për NATO, edhe për stukturat e Bashkimit Evropian. Për ne është e mirëseardhur kjo pjesë e punës që kanë bërë, përvoja e jashtëzakonshme, sidomos viteve të fundit, dhe mbështetja që i ipet nga ana e komunitetit ndërkombëtar”./gazeta dielli

 
Please follow and like us: