Albspirit

Media/News/Publishing

Yzedin Hima: Një kovidtest për koronamaturën

Image may contain: one or more people, people standing and indoor

 

 

Maturantët dolën tejet të stresuar nga provimi i maturës në lëndët e gjuhës dhe letërsisë. Testi ishte mjaft i ngarkuar në të dy lëndët, edhe në gjuhë, edhe në letërsi. Për habi të maturantëve, mësuesve dhe prindërve koha u reduktua nga 2.5 orë në 2 orë. Ky reduktim u përligj ngaushtrimet me alternativa të ndërtimit tëtestit dhe pwr tw ruajtur shwndetin e maturantwve!?

Le të ndalemi paksa te ky “argument” i testbërësit. Vërtetë testi u ndërtua me alternativa, por argumentimi sërish lipsej të ishte i pranishëm gjatë zgjidhjes së ushtrimeve. Ky argumentim do të realizohej në mendjen e çdo maturanti, para se ai të vendoste zgjedhjen e tij. Nëse testpunuesi e ka përjashtuar argumentimin për çdo ushtrim, ky është një gabim i madh dhe i pafalshëm. Koha e shkurtuar është e pamenduar dhe ka dëmtuar rëndë procesin. Mjaft maturantë, për shkak të kohës së pamjaftueshme kanë zgjedhur 25% të testit pa realizuar argumentimin në mendjen e tyre. Natyrisht, mungesa e argumentimit do t’i penalizojë. Nëse testi është realizuar në bashkëpunim me ekspertin e pedagogjisë dhe psikologun, me siguri që koha e realizimit të testit nuk do të qe shkurtuar.

Ky test është testi më i mbingarkuar gjatë gjithë kohërave të zbatimit të maturës shtetërore. Janë bashkuar dy teste në një: testi i plotë i gjuhës shqipe me testin e plotë të letërsisë. Pse themi se testi ishte tejet i ngarkuar?

Te pjesa e gjuhës shqipe,  zakonisht testi është ndërtuar me një tekst me funksion praktik dhe me serinë e ushtrimeve për të testuar kompetencat gjuhësore në të gjithë treguesit. Ky tekst shoqërohej këto vitet e fundit edhe me një tekst tjetër që testonte kompetencat në drejtshkrim e pikësim. Testi i maturës shtërore 2020, ose i koronamaturës kishte në pjesën e tij të gjuhës shqipe plot nëntë tekste të ndryshme, të pavarur nga njeri-tjetri. Maturantët u befasuan nga ky “pyll” tekstesh.

Përfytyroni se sa shumë kohë lipset për të ndërtuar nëntë kuptime të ndryshme të teksteve të dhënë!?Nëse në testet e viteve të kaluara do të ndërtohej kuptimi i dy teksteve, ky test gati e kishte pesëfishuar kohën e ndërtimit të kuptimeve, ndërkohëtestpërpunuesi e kishte ngushtuar kohën e realizimit të testit.

Shtoni dhe kohën e argumentimit të çdo ushtrimi, që kërkonte kompetencat e plota gjuhësore për të shkuar te ajo shenja e duhur e zgjedhjes.

Modeli i testit matura 2020, i dërguar nga QSHA kishte dy tekste te pjesa e gjuhës shqipe, sikurse ka qënë ndërtuar testi i maturës vitet e fundit. Maturantët ndihen të mashtruar me këtë shmangie kaq të madhe nga modeli i dërguar.

Pjesa e dytë e testit që përfshinte ushtrimet për letërsinëështë ndërtuar me dy tekste me funksion estetik, një poezi e Lasgush Poradecit dhe një fragment nga poema “Iliada” e Homerit. Përzgjedhja e dy teksteve poetikë qe befasia e dytë për maturantët. Dihet se tekstet poetikë janë më të vështirë për t’u studiuar se sa tekstet në prozë. Edhe në këtë rast kemi mashtrim të maturantëve, sepse modeli kishte një tekst poetik dhe një tekst në prozë.

Teksti qe zgjedhur nga krijimtaria poetike e Lasgush Poradecit. Poezia “Dritë fshehtësie” është një tekst i nyjëtuar sipas parimeve të estetikës simboliste. Pikërisht në kohën e koronavirusit testformuluesit përzgjedhin një tekst mjaft të vështirë për t’u dekodifikuar. E habitshme! Pikërisht në një kohë mjaft të vështirë për nxënësit që erdhën në klasa tepër të hutuar nga situata e rëndë e krijuar gjatë tre muajve.

Ky tekst është afër teksteve të simbolistëve frëngë, posaçërisht ipoezisë së  Sharl Bodlerit “Himni i bukurisë”. Ja një krahasim i dy teksteve: vargu i Bodlerit: O bukuri! Monstër e frikshme, e paanë, e lindur e lirë! Vargu i Lasgush Poradecit nga poezia “Dritë fshehtësie”: Bukuri! Tmerrësisht e dashur, llaftari! Tmerrësisht e bukur! 

Ngjashmëria është tronditëse.Roland Bartna ndihmon të dalin nga hutimi, teksa thotë se s’ka ligjërim të virgjër, ngase fjalët e kanë një kujtesë të dytë dhe në formë reminishente barten në tekste të caktuara letrare.

Të dy tekstet janë simbolistë. Dihet setekstet simbolistëreceptohen me mjaft vështirësi. Madje mund të ndërtohen po aq kuptime sa ka lexues e lexime.

Mendoj se një tekst i tillë kurrsesi nuk mund të testohet me ushtrime me alternativa. Nxënësit i hiqet mundësia natyrale e interpretimit individual, qëështë mrekullia e teksteve të nivelit të lartë artistik.

Ata që nuk e kanë kujtesën sezonale, e mbajnë mend se çfarë ndodhi në maturën 2012, kur teksti i Sharl Bodlerit “Albatrosi” i fundosi maturantët për shkak të vështirësisë sëdekodifikimit dhe interpretimit, ndërkohë që kishin mundësinë e argumentimit me shkrim, gjë që në testin e këtij viti mungon.

Bie fjala, për mendimin tim te pyetja 31, tre nga alternativat i kanë shenjat përgjegjëse në tekst. Kë të zgjedhë maturanti?

Përfshirja e poemës “Iliada” të Homerit, pothuajse në të gjitha testet e maturës shtetërore gjatë këtyre viteve të fundit, tregon për përtaci intelektuale, apo më keq për kujtesë sezonale të testpërpiluesve.

Ushtrimet që vijojnë poshtë fragmentit të poemës kanë një cektësi e varfëri që nuk teston formimin e tyre letrar, nuk teston kompetencat e tyre në studimin dhe interpretimin e një teksti me funksion estetik, nuk teston formimin e shijeve estetike të maturantëve pas 12 vite shkolle.

Nese mësuesit u kanë shpjeguar nxënësve se kjo poemë është guri i rëndë në themelet e letërsisë europiane dhe nxënësit janë gati të argumentojnë ndërmjet tekstit si e pse, ata u gjendën para pyetjeve që testojnë hiçin si: Cila prej perëndive e ndihmon Hektorin që të dalë fitimtar në duelin me Patroklin?!

Nëse mësuesit u kanë shpjeguar nxënësve se një nga meritat e mëdha të Homerit, një mesazh i jashtëzakonshëm i tekstit që Homeri ia përcolli qytetërimit, që do vijonte ishte mosmbajtja anë e autorit, pavarësisht përkatësisë së tij fisnore, nxënësit qenë të gatshëm ta dallonin këtë mesazh në tekstin homerik, por u përballën me pyetje banale si: Cili është raporti midis Patroklit dhe perëndive?!

Nëse mësuesit e letërsisë u kanë shpjeguar nxënësve se nërmjet poemës “Iliada”, Homeri i dha qytetërimit që do të vinte modelin e qytetarit të ardhshëm europian, që shkon në luftë jo nga urrejtja por nga detyra, Hektorin, nxënësit mezi prisnin të argumentonin me detaje nga teksti i poemës këtë dukuri, teksa u u doli para pyetja: Nisur nga fragmenti, vdekja e Patroklit kalon nëpër këto kulme:.?!

Nëse nxënësit qenë mahnitur me pretekstin grek për sulmin ndaj Trojës: Në mug të qytetërimit fiset helene bashkohen dhe nisen në luftë për shkaqe estetike, për t’i kthyer Greqisë bukurinë e grabitur, nxënësit qenë gati taargumentonin këtë, por u gjendën para pyetjes vulgare: Në vargun: Me gjak e pluhun u flliq maja e kreshtës, fjala flliq ka kuptimin:?!

A mund të na shpjegojnë testradhitësit se cilat kompetenca të nxënësve testojnë me këto pyetje?!

Pikërisht në kohën e tmerrit, testformuesit i vunë para maturantëve të koronavirusit një kovitest, që mund të ndryshojë për keq rrjedhën e jetës së tyre, jo për fajin e tyre.

Please follow and like us: