Albspirit

Media/News/Publishing

Albina Deda: Të paktën në situatën Covid duhet të ishte qytetari në qendër të sistemit!

COVID-19/ Ministry of Health: 16 new cases, number of infected ...

 

Sistemi ynë aktual, pra ai shëndetësor, dështoi në përballjen me virusin.

Në fillim të epidemisë, nën “ kujdesin” e qeverisë së Rilindjes kujdesin shëndetësor e futën në panik dhe mungesë të aftësisë për t’u përgjigjur e përshtatur me këtë situatë dhe u tregua e po tregohet efiçience krejt e ulët, po ashtu paaftësi për të mësuar nga gabimet.

Parandalimi por dhe kujdesi për shëndetin në vazhdimësi është aseti më me vlerë dhe këto arrihen të mbahet me një eficiencë të kënaqshme nëse qytetarët i trajton si partnerë në shëndet dhe me një shkallë të lartë përgjegjshmërie, e nuk i frikëson e terrorizon.

Rilindja në qendër të sistemit shëndetësor ka vendosur që në fillim të qeverisjes në 2013 koncensionarin e jo qytetarin!

Edhe në situatën Covid qytetari u vu nën panik, e frikësuan dhe aq më keq e terrorizuan me masa drastike, duke mos e menduar për asnjë moment ta bëjnë partner qytetarin dhe të merrnin parasysh mendimet dhe sugjerimet e ekspertëve më të mirë në vend!

Të gjitha problemet e evidentuara dhe kaosi në sistem duhet të rikthejnë shëndetin e qytetarëve, në prioritet kryesor nëpërmjet një menaxhimi të mirë të sistemit shëndetësor me një strategji të qartë për kujdesin shëndetësor, financimin e tij dhe njëkohësisht forcimin e mekanizmave të kontrollit.

Please follow and like us: