Albspirit

Media/News/Publishing

Zbulim i Ri Lidhur me Sulmin e Regjimit Iranian mbi Rafinerinë Aramco të Naftës

Shahriar Kia

 

What Is Iran Regime’s Intention of Launching Satellite Missiles?

Disa ditë pasi Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, në një raport drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së, konfirmoi se raketat e përdorura për të sulmuar Arabinë Saudite vitin e shkuar kanë qenë “me origjinë iraniane,” Rezistenca Iraniane ka marrë informacione të reja që hedhin dritë mbi një aspekt të ri të këtij sulmi.

Zyra Përfaqësuese në Shtetet e Bashkuara e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI – SHBA), kur foli shtatorin e shkuar për sulmin e regjimit iranian mbi rafinerinë e naftës të Arabisë Saudite, zbardhi faktin që komandantë të flotës së Gardës Revolucionare (IRGC) nga qyteti Mahshahr, në Iranin jug-perëndimor, kishin shkuar në bazën ajrore të Omidieh (komanda e operacioneve të sulmeve me raketë).

NCRIUS - Press conference on Iran regime attack on Saudi oil installation

NCRISHBA – Konferencë për shtyp lidhur me sulmin e regjimit iranian mbi kompleksin saudit të naftës

Sipas informacineve të reja të siguruara nga rrjeti i Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) nga brenda Iranit, raketat kruz që janë përdorur kundër rafinerisë Aramco në territorin saudit, janë lëshuar nga njësia raketore detare e IRGC-së.

Vendndodhja e qendrës së raketave gjendet menjëherë prapa kazermave të IRGC-së, të njohura si Garnizoni Ismail Daghayeghi. Adresa e këtij garnizoni është vetëm pak minuta larg Rrugës Aghajari për në Behbahan në jug të Omidiyeh (provinca Khuzestan, në jug-perëndim të Iranit). Ky garnizon i përket rajonit të tretë të flotës së IRGC-së. Garnizoni Daghayeghi ndodhet pak minuta larg bazës së Omidiyeh, që është ish-baza ajrore e pestë në Omidiyeh, vendi i operacionit për gjuajtjen në drejtim të rafinerisë Aramco (sipas fotos satelitore të bashkëngjitur).

Për të mbërritur në qendrën e raketave, duhet të hysh në garnizonin Daghayeghi dhe pas rreth 5 km rruge ndodhet pozicioni i qendrës së raketave. Prapa garnizonit ka një vargmal dhe një rrugë që të çon nga prapa garnizonit tek malet. Imazhi satelitor tregon vendndodhjen e tuneleve me raketa dhe depove të municioneve në brendësi të maleve.

Ky vend është linja e dytë mbrojtëse e Flotës së IRGC-së në rastin e një sulmi nga Gjiri Persik, dhe atje mbahet një shumëllojshmëri raketash të IRGC-së dhe municionesh të rënda e të lehta.

Sipas raporteve të Rezistencës, brenda tunelit janë të depozituara raketa të mëdha mbi shina lëvizëse. Për t’i lëshuar këto raketa, ato lëvizen mbi shina dhe përgatiten për t’u lëshuar.

Misioni i tretë detar i IRGC-së shërben për të kontrolluar rajonin verior të Gjirit Persik dhe kufirin detar të trekëndëshit Iran-Irak-Kuvait. Kjo mbrojtje shkon nga porti i Mahshahr në Arvandkena.

Komandanti i rajonit të tretë detar të Flotës së IRGC-së është Brigadier Gjenerali i IRGC-së, Amrullah Nozari, i cili ka zëvendësuar Brigadier Gjeneralin Yadollah Badin që në shtator 2019.

Qendra e IRGC-së është në pjesën qendrore të Mahshahr, në zonën mes Mahshahr Ghadim dhe zonës industriale atje. Ky është një garnizon relativisht i madh që ka kontroll të plotë të pjesës veriore të Gjirit Persik.

Zbulimet e Rezistencës Iraniane, së bashku me raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, nënvizojnë edhe një herë nevojën që komuniteti ndërkombëtar të veprojë kundër regjimit për të parandaluar kriza e kaos të mëtejshëm në Lindjen e Mesme.

Imazh satelitor i vendndodhjes së ish-bazës së pestë ajrore të Omidieh dhe i vendndodhjes së garnizonit Daghayeghi  Pamje vertikale e garnizonit Daghayeghi pranë rrugës Aghajari-Behbahan  Tunelet dhe depot e garnizonit Daghayeghi nga jugu (pozicionet brenda maleve prapa kazermave)

Please follow and like us: