Albspirit

Media/News/Publishing

Yuri Kim: Klima e biznesit është në rënie, shqiptarët të lodhur nga politika, duan zgjidhje

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, thotë se klima e biznesit në Shqipëri është në rënie.

Duke folur ditën e sotme teksa dhoma amerikane preprezantoi indeksin e biznesit për vitin 2019, ambasadorja ngriti si shqetësim se anketimet tregojnë rënie në klimën e biznesit, ka qenë një vit i vështirë, pasi veç tërmetit ka qenë edhe situata e Covid- 19.

“Në këtë përkeqësim ka ndikuar edhe klima politike, konkurrenca e pandershme dhe korrupsioni. Vërehet se ka rënie të investimeve amerikane. Në vend që të caktojmë se kush e ka fajin për problemet që ekzistojnë, shpresojnë që autoriteti i biznesit t’i rishikojë këto”, u shpreh ambasadorja amerikane.

Ajo shtoi se shqiptarët janë të lodhur nga politika dhe se duan zgjidhe dhe jo të vazhdohet me lojë faji, pasi duan që udhëheqësit të punojnë së bashku për të mirën e popullit.

Sipas saj, shqiptarët duan të kenë shanse, mundësi dhe jo korrupsion, mundësi që t’ju japin një të ardhme më të mirë fëmijëve të tyre.

“I sfidoj të gjithë në qeveri apo jo, në biznes që ta marrin parasysh këtë raport që të ndryshoni, të të ecni përpara. Populli do rezultat, vizon jo ofendime. Besoj që udhëheqësit shqiptarë janë të aftë në këtë sfidë”, deklaroi Kim, e cila gjithashtu shprehu mbështetjen e SHBA.

Please follow and like us: