Albspirit

Media/News/Publishing

Ismail Xhaferi: Epopeja e servilëve…

 

 

Eh, mor shefi im,

Shtyllë të ka partia!

Të lutem të marresh,

Nga ditët e mia!

 

Shefi im si mjalti!

Të them të vërtetën,

Nuk e kam për turp,

Për ty të jap jetën.

 

Shef, o shef i shtrenjtë!

Ti je mbi të gjithë,

Se kam hiç për turp,

Te të puth në bythë.

 

Shefi im i ndritur!

Jo nuk ka si ty!

Ndaj kur të zë gripi,

Unë nis të teshtij.

 

Shefi im flori!

Dhe këmbët t’i laj,

Oh, ç’gëzim që ndiej,

Kur çadrën të mbaj.

 

Eh, mor shefi im!

S’di pse bëhem vrer,

Po s’të buzëqesha,

Tetë orë pa ndërprerë.

 

Shef, o shef si nuri!

O njeri i rrallë!

Pa ty jam jetim,

Dhe me baba gjallë.

 

Shefi im bujar!

Jo si ty nuk ka!

30 mije lekë rroga,

Unë rroj si pasha.

 

Ndaj dhe përballë teje,

Dritë më merr fytyra,

Sepse ti je kripa,

Ti je ëmbëlsira.

 

Por duhet ta dish,

Të mos lodhesh kot,

Se servil si unë,

S’gjen në këtë botë.

 

Nuk ka zvarranik,

Më të mirë se unë,

Ndaj dhe 30 vite,

Kurrë s’mbeta pa punë.

 

Shef, o shef i dashur,

Plot me dritë fytyrës!

Profesioni im,

Është bythlëpirës.

 

Por ta dish o shef,

Kam zakon të vjetër,

Kur të ikesh ti,

Do lëpij bythë tjetër…

Please follow and like us: