Shefqete GOSALCI: LUFTA PËR LUFTËN
LUFTA PËR LUFTËN
(e kujt ishte lufta, e kujt është Liria, e kujt harresa, e kujt kujtesa, e kujt historia dhe e kujt (pa) përgjegjësia)).
A kemi kujtesë?
Të dashur vëllezër e motra, të dashur miq e shokë, shqiptarët e mi të dashur.
-Ju lus në emër të të gjithë të vrarëve, të masakruarve të pafajshëm, nga Serbia gjenocidale, (të të gjitha periudhave), si dhe atyre të luftës së fundit në Kosovë (1998/99), të cilët i pam me sy e i ndjemë me shpirt, që t’i bëjmë (SUBSCRIBE) “YJET QË NUK VDESIN”, në YOU TUBE, të autorëve Nusret Pllana dhe Esat Shala të cilët janë mbledhës, të fakteve dhe dokumenteve, argumenteve të krimeve të Serbisë mbi shqiptarët, në mënyrë që t’i shoh e gjithë bota dhe të bindet për monstuozitetin dhe përmasat e gjenocidit dhe ta njoh të vërtetën tonë të dhimshme historike.
Kujtesa si virtyt do të duhej dhe duhet të na preokupojë e të na obligoj mbase edhe të na alarmoj të gjithëve pa përjashtim edhe si individë edhe si institucione që historinë tonë të lavdishme ta shkruajmë e ta ruajm vet, ta mbrojmë e ta arkivojmē.
Harresa, si ves (është si kujtimet), sot do të na dhemb më së paku, krahasuar me dhimbjen dhe vuajtjet që do të mund t’u sillte brezave në vazhdim.
Akademitë tona të Artit e Shkencës, Insitutet e Historisë, e Tiranës dhe e Prishtinës, si institucionet më të larta shkencore duhej ta kishin prioritet mbi prioritete dokumentimin e krimeve shekullore serbe mbi shqiptarët. Sepse atyre u takon t’i trajtojnë me priritet temat kaq të mëdha siç është lufta dhe vlerat e saj. Çka mund të ishte më e rëndësishme për shkencën shqiptare sesa tema e luftës, tragjedisë kaq të madhe kombëtare dhe mbijetesës. Ata kanë kapacitete shkencore, financiare dhe organizative për hulumtime të tilla. Le ta bëjnë sot. Ndryshe do të kuptohej dhe vlerësohej një libër i tillë i botuar nga dy Akademitë tona.
Përderisa Serbia (shtet gjenicidal që brenda 30 viteve të fundit bëri tre luftëra në Ballkan, vrau e masakroi qindra- mijëra njerëz të pafajshëm), ka mbushur arkivat, rrjetet sociale dhe ka shkruar libra të mbushura me rrena, trillime, e të pavërteta për shqiptarët dhe të njejtat tē përkthyera në shumë gjuhë të botës i ka botuar në miliona kopje i ka shpërndarë nëpër ambasada të shumë shteteve dhe të njëjtat i shpërndan e i shet nëpër panairet e librave kudo nëpër botë duke ndotur kështu informimin e drejtë dhe tê vërtetë për shqiptarët jo vetëm në Serbi por në gjithë botën. Mos të harrojmë, bota çka lexon e beson. Ditëve të fundit Serbia ka trilluar dhe një film të tillë (me të cilin pretendon ta paraqes Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si terroriste). Është po e njejta Serbi, “Akademia” e së cilës për më shumë se një shekull harton elaborate nga Çubrilloviqët, Garashaninët, Andriqët, Rankoviqët, Millisheviqët… as këta të sodit nuk ndryshojnë aspak), shfarosëse për zhdukjen e shqiptarëve, (dhe duke e përdor rrenën si “argument dhe prioritet”), në mungesë identiteti, ajo ka mbijetuar. Fatkeqësisht avazin e vjetër e vazhdon edhe sot, (patogjinë dhe potolerueshmërinë ndaj shqiptarëve). Serbia jo që nuk ka kërkuar falje publike për krimet, gjenocidin dhe etnocidin në Kosovë ( siç ka bërë dikur kancelari gjerman Vili Brand në Varshavë të Polonisë në vitin 1970:, Vuçiç nuk e ka kurajon e Brandit, që të përkulet i turpëruar në Prishtinë dhe të kërkojë falje, sepse falja do të nënkuptonte pranimin e fajësisë, por vazhdon në mënyrë të paskrupullt ta luaj lojën e “viktimës”.
Ne çuditërisht vazhdojmë më kompleksin e inferioritetit, thuajse asgjë nuk po ndodh!
Me gjithë këto argumente në duar (dhe shumë të tjera që është dashur t’i hulumtojmë e t’i gjejmë, e se kemi bërë), nuk kemi qenë dhe nuk jemi as sot gjithaq vigjilentë dhe të përgjegjshëm e nuk kemi ditur as t’i ruajmë as t’i plasojmë në botë.
Përgjegjësia është e përbashkët, kolektive. Shteti dhe institucionet e Republikës së Kosovës janë treguar duarshtrënguar dhe koprace në përkrahjen financiare, stimulimin dhe motivimin e autorëve të këtyre veprave, (disa prej të cilëve kanë punuar që dy dekada për t’i shkruar ato vepra, kanë shitur dhe pronat e tyre private), në vend se t’i sponsoronte veprat e tilla dhe t’i kurajonte autorët në publikimin veprave të tyre. Në një shtet funksional, këtyre veprave do duhej dhënë prioritet mbi prioritete, (ndërkohë që nga institucionet e Kosovës në jo pak raste përkrahen “projekte koti” pa ndonjë vlerë të çmuar), të cilat edhe ndikojnë drejtëpërdrejtë në shkulturizimin e shoqërisë.
Apo nga këto vepra në të cilat shkruhet për luftën, dikush nga përfaqësuesit e institucioneve mund të mos ketë fituar ndonjë shumë të majme financiare?
Pa faj në këtë drejtim nuk janë as mediat, sidomos ato elektronike shumica prej të cilave kanë mbushur TV e tyre me seriale (dikur latino- amerikane, tani turke, dhe kanë kontaminuar në sasi të ndjeshme hapësirat mediale duke ua shpërlarë trurin qytetarëve të pafajshëm).
Botimin e veprave e tilla që dokumentojnë gjenocidin serb në Kosovë, do të duhej ta merrnin përsipër institucionet e Arsimit dhe të Kulturës, e t’i shtypnin në mijëra kopje, t’i përkthenin, t’i shoqëronin me fotografi me ngjyra dhe t’i shpërndanin nëpër ambasada të të gjitha shteteve jo vetëm në Kosovë. Kushtueshmëria e tyre financiare ndoshta mund të duket shumë e lartë, por mos të harrojmë se çmimi i mosbotimit dhe i neglizhimit “me ose pa qëllim e dashje” të tyre do të jetë i shumfishtë për gjeneratat e ardhshme.
Kjo indiferencë, neglizhencë dhe kjo harresë e “trashë” nuk justifikohet me asgjë, ama bash me asgjë.
Athua mund të falet sjellja juaj me aq komoditet ndaj diçkaje të ndodhur dhe të vërtetë, e cila është shumë e rëndësishme dhe e dobishme, do të thoja është kapitale, të nxirret në dritë.
Herdokur dikush duhet dhënë përgjegjësi dhe llogari.
Po ATA Heronj e ATO Heroina, që punuan e luftuan ndër shekuj për t’i thyer zinxhirët e prangat e robërisë edhe atëherë kur nuk dukej dritë në tunel, ATA dhe ATO që besuan në vete dhe në LIRI, sakrifikuan gjithçka për Pavarësinë dhe Lirinë tonë, athua si ndihen atje në amshim, teksa ne i harruam që me lulen e parë mbi varr dhe i përmendim hera-herës nëpër përvjetore pompoze derisa ua kemi mbuluar gjakun me harresë?
Po ato vajza të mitura dhe ato gra të pafajshme që u çnjerëzuan , u dhunuan e coptuan bajonetash nga barbarët serb nëpër shtëpitë e tyre, në emër të kujt “dorëzuan” nderin, trupin e shpirtin dhe mbetën përjetësishtë “as gjallë as vdekë”?
Po ato foshnje që, që në embrion sapo kishin dëgjuar të rrahurat e para të zemrës, e që prindërit ende nuk ua kishin vënë emrat, e që u therrën me thika e bajoneta nga barbarët historik serb, veç pse ishin shqiptarë?
Po gjyshërit e prindërit tanë që në moshë të thyer u shkulën dhe u shprëngulën dhunshëm nga shtëpitë dhe trojet stërgjyshore, me torturat dhe mizoritë barbare serbe, ndërsa ata që nuk pranuan t’i lëshonin pragjet e shtëpive të tyre u torturuan në mënyrat më çnjerëzore, u masakruan, u dogjën e u poqën të gjallë e u hodhën bunareve e lumenjëve për t’i humbur gjurmët e krimeve ndaj tyre.
Po ata të rinj shqiptarë, civilë e të pafajshëm që u grabitën nëpër familjet dhe shtëpitë e tyre, nga policia dhe ushtria serbe, e që po quhen (të zdhukur, ata nuk janë të zhdukur) dhe trupat e tyre u bartën në mënyrë të organizuar nga ushtria serbe, u mbytën me tortura çnjerëzore, u dogjën nëpër furrnalta të minierave, e me hirin e tyre Serbia shtroi rrugët, të tjerët u mbytën nëpër frigoriferë dhe u hodhën lumenjëve, shumë të tjerë u varrosën në varreza masive e disa të tjerëve kafkat ua bënë llambadarë?
Po ata djem nanash shqiptare që u nxorrën me dhunë nga kolonat dhe u plaçkitën e u pushkatuan pa gjyq, para prindërve?
Po ato vajza e djem shqiptarë që nga përndjekjet sistematike të regjimit totalitar serb nuk arritën të martohen e të krijojnë familje, as të riprodhojnë as vetën e lëre më të shtojnë Kombin, me çka humbi sasi e madhe e energjisë së Kombit shqiptar?
E sa shqiptarë të palindur…?
Përbuzja e LIRISË!
Ato GRA e ATA burra që humbën familjet dhe gjithë çka patën e nga dhimbja e mërzia , të mbetur vetëm ranë në depresion e përfunduan spitaleve dhe çmendinave?
Po ATA e ATO ushtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, (që sipas statistikave të Ministrisë së Punës dhe Mirqenjes Sociale, të vitit 2010 tani nuk e di sa është), 49 ushtarë të UÇK-së, të harruar nga shokët e ditëve të vështira të luftës, të cilët “humbën” pas luksit të tepruar dhe posteve politike, “humbën” pas materiales, u pasuruat në krah të luftës dhe u shkëputën lehtë nga idealet e dikurshme dhe e kaluara e lavdishme, thjesht u “dehën”nga liria dhe e përbuzën LIRINË, (mos harroni, LIRIA është punë e madhe, ajo nuk fal), të harruar, injoruar e poshtëruar edhe nga institucionet e Republikës së Kosovës, për të cilat kishin luftuar, ATA dhe ATO ia bënë gjyqin vetes?
Po ATA shqiptarë e shqiptare (afër një milion) që dhunshëm nga policia dhe ushtria e Serbisë, u përzunë nga shtëpitë dhe pronat e tyre dhe u detyruan të ecin me kilometra në kolona, disa edhe me trena u deportuan në vendet fqinje Shqipëri e Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi e prej andej shumica shkuan në vende të treta?
Po ATA mërgimtarë shqiptarë me djersën dhe mundin e të cilëve u ble armatimi dhe ushqimi i luftës dhe u mbajt e gjithë logjistika përcjellëse, shumë prej të cilëve erdhën kur i thirri gjaku?
Gjitha këto sakrifica mbinjerëzore, dhe “modele” vdekjesh padyshim që u bënë në emër të Lirisë dhe të njerëzores dhe si duket nuk na ndërgjegjësuan si shoqëri?
Si vend i paradokseve që jemi, për mua perdonalisht, ky është më i rëndi, athua edhe çka duhet të ndodh me ne që të na ndërgjegjësojë për ta mbrojtur Ushtarin dhe Ushtrinë tonë, me çka do ta mbrojmë Lirinë tonë kolektive?
Po si mbrohet Liria?
– duke harruar gjithçka u dha për të?
– duke e mbuluar kujtesën me kurora lulesh?
– duke u turpëruar nga temat “demode” dhe librat e luftës?
– duke u turpëruar për t’i treguar dhunimet?
– duke u “mburrur” dhe “krenuar”me “asgjëtë” tona për luftën?
– duke abstenuar nga e vërteta?
– duke ua lënë brezave të ardhshëm, me dashje e qëllim, përsëritjën e historisë…?
– duke u mburrur, që harrojmë?
– kështu, ia mbulojmë Lirisë diellin?
Lufta dhe Liria mbrohen me Ligj!
Institucionet e Republikës së Kosovës (në këtë rast Parlamenti i Kosovës), si dhe subjektet politike përfaqësuese të të gjitha mandateve qeverisëse të pssluftës, edhe pas 21 vitesh të përfundimit të luftës, pamvarësishtë “përpjekjeve”, (qofshin këto edhe të ditëve të fundit), ende nuk arritën pajtueshmëri dhe unitet për miratimin e Ligjit për Mbrojtjen e Vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës?
Lufta çlirimtare e Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës (1998/99) ka qenë e pashmangshme, e pabarabartë, e paevitueshme dhe e domosdoshme. Pa luftë nuk do të vinte kurrë Liria. Vetëm atëherë kur ne si popull u vetëdijësuam, u mobilizuam, e shtrënguam armët në brez, dhe e bindëm vetën dhe botën se e kemi seriozisht luftën për LIRI e PAVARËSI, atëhërë reagoj bota demokratike Aleanca më e madhe ushtarake në botë NATO, dhe në emër të humanizmit përkrahu Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-në),si dhe të drejtën e popullit për LIRI.
Në mungesë të atij Ligji, u jepet mundësia dhe “liria”, cilitdo njeriu të lig dhe në çfardo mënyre ta shaj e njollosë luftën e Shenjtë dhe të Shtrenjtë të UÇK-së, që me gjak e kemi pagu?
Paradokse jo mahi?
Ushtria Çlirimtare e Kosovës është kryevlera e djeshme sotme, e nesërme, e përhershme dhe e përjetshme e kombit shqiptar, ajo ka në ballë vulën e gjakut të këtij populli të dhumëvuajtur që do t’i shembëllejë sa të ketë shqiptarë mbi dhe e që e cila ka luftuar në emër të humanizmit dhe vlerës Universale të Lirisë, për ta mbrojtur popullin shqiptar të Kosovës nga kanosja e rrezikut të shfarosjes nga regjimi totalitar, hegjemonist e fashist i Serbisë.
Mosdenoncimi i Serbisë nga institucionet e Kosovës, për gjenocidin dhe krimet mbi popullin e pambrojtur shqiptar të Kosovës, mosndëshkimi i saj me 21 vite …solli ndërrimin e roleve mes agresorit serb dhe viktimës shqiptare.
E kujt pra ishte lufta, e kujt është Liria, e kujt harresa, e kujt kujtesa, e kujt historia, e kujt (pa)përgjegjësia?
Për krimet e Serbisë në Kosovë kanë shkruar këta autorë, (të më falin ata për të cilët nuk e di): Nusret Pllana, (Nusret Pllana dhe Hanëmshahe Ilazi janë bashkëautorë të librit për vrasjen e fëmijëve në Kosovë), Afrim Mustafa, Habib Zogaj, Dan Ibrahimi, Ahmet Qeriqi, Bardhyl Mahmuti, Fetnete Ramosaj, (ish luftëtare e UÇK-së), e cila ka bërë sq shumë hulumtime të krimeve serbe të cilat edhe i ka publikuar në veprat e saj, dhe fatkeqësish bëri aq sa mundi dhe sa ishte gjallë nuk u trajtua dinjitetshëm nga institucionet e Kosovës, ndërroi jetë në kushte të vështira dhe u varros me popozitet), Dibran Fylli, Ukë Thaçi, etj, ndërsa Esat Shala ka ruajtur shumë dokumente, fotografi, video-inçizime (pothuajse një arkivë të tërë dhe paradoksalishtë është i papunë). Një grup autorësh poetë kanë botuar librin me poezi “Dritë mbi Plagë”. Të gjithë këta autorë që kanë shkruar për krimet serbe për mua janë institucione në vete, (natyrisht unë e përfaqësoj vetëm vetën).
Andaj, mendoj se është e udhës që përderisa këta autorë me shkrimet dhe publikimet e tyre kan ruajtur një pjesë të kujtesës sonë historike kolektive, për ne dhe për brezat e ardhshëm, t’ju ndihmojmë edhe ne si qytetarë, (në mungesë të përkrahjes institucionale, punë e tyre duhej të ishte), të vetëfinancohen dhe të arrijnë të plasojnë dhe të publikojnë faktet autentike dhe argumentet e tyre për krimet serbe në Kosovë, të grumbulluara qe njëzet vite, dhe të njejtat të mund ti shoh e gjithë bota në YOU TUBE, “YJET QË NUK VDESIN”.
Përderisa Luftëtarët e Lirisë kanë luftuar të etur e të untë, kanë kaluar kufinjtë duke bartur në supe armatimin dhe municionin e luftës, kanë lënë gjymtyrët betejave dhe kanë falur edhe më të shtrenjtën që falet, jetën pra, athëherë pse ne të mos i ndihmojmë bashkëluftëtarëve të luftës së djeshme dhe “luftës” së sotme për ti mbrojtur vlerat e luftës nga shtëpitë tona, pa u lodhur fare.
Po fundja, kush jemi ne (të gjithë pa përjashtim), (ky është luks i tepruar), që po tregohemi kaq indiferentë e injorantë, shpërfillës, neglizhentë e harrestarë ndaj kujtesës dhe historisë sonë të vjetër dhe të re?
Së paku të tregohemi më njerëzorë ndaj ATYRE, ndaj që u flijuan, ndaj gjakut e lotëve tanë, ndaj vetvetes, Kombit tonë të lashtë e liridashës, ndaj kujtimeve tona për TA dhe në vend se t’i harrojmë, të përpiqemi ama seriozisht, në çdo mënyrë të mundshme ta çmojmë, ta vlerësojmë, nderojmë e lartësojmë gjakun dhe veprën e TYRE.
Duke vepruar sot, lehtësojmë sadopak vuajtjet e popullit tonë.
Nuk mjafton krenaria.
Krenaria, duke mos e ruajtur veprën e tyre është krekosje e kotë dhe e humb kuptimin.
Na duhet ndërgjegjësim individual, kolektiv e institucional, këmbëngulje dhe vetëmohim ti dalim në mbrojtje vetvetës, TË VËRTETËS sonë të gjakosur, KUJTESËS sonë që armiqtë tanë shekullorë bashkë me “miqtë e rrejshëm” po përpiqen të na e mohojnë.
Kjo është punë e lehtë por paraprakishtë duhet të duash ta bësh, duhet ta duash ushtrinë tonë, dhe kjo përpjekje e jona kaq e vogël sot tregon nivelin tonë të pjekurisë, maturimin, kulturën tonë politike, ndërgjegjësimin dhe vetëdijësimin tonë si popull e Komb, dhe seriozitetin tonë për ruajtjen dhe arkivimin e KUJTESËS sonë Historike kolektive.
Arkivin e UÇK-së, Muzeun e krimeve serbe, Muzeun e Kujtesës, Muzeun e Zhbërjes dhe Holokaustit që ndodhi në fundshekullin e XX-të (1998/99), ne do të duhej t’i kishim qysh pas mbarimit të luftës (dhe jemi 21 vite pas luftës). Kah po shkojmë? Një thënje e njohur amerikane thotë: Nëse nuk ka emra, njerëz, data, fotografi, vende, dëshmi… nuk ka ndodhur. Vitet po shkojnë e ne po vendnumërojmë.
Kush duhej t’i themelonte këto muze? Natyrisht që shteti. Por shteti jemi edhe ne, secili ngapak jemi shtet, sepse secili prej nesh duhet ta kishim dhënë ndonjë kontribut sado të vogël në këtë drejtim duke u treguar të zellshëm e vigjilent në rujatjen e shenjave të luftës, duke fiksuar KUJTESËN njëherë e mirë në trurin tonë si vlerë dhe si kulturë.
Ushtria është atribut i shtetin ndaj ta mbrojmë atë që nesër në rast nevoje të na mbroj ajo ne.
Meqenëse shteti ynë Kosova, është ende i brishtë dhe me apo pa qëllim e vetëdije ndërgjegjësuese instutucionale nuk e ka trajtuar me seriozitetin e duhur këtë problematikë për mbledhjen, grumbullimin, ruajtjen, arkivimin, dhe plasimin e publikimin e krimeve serbe në Kosovë, ne bashkarishtë si qytetarë mund ta ndihmojmë shtetin tonë në këtë drejtim.
Ne jemi qytetatët e Kosovës, dhe Kosova është shteti ynë. Duke komunikuar, bashkëbiseduar dhe ndihmuar njëri- tjetrin në mbrojtje të këtyre vlerave kapitale të shtetit, të ushtrisë sonë.
Ti përkrahim vëllezërit e motrat tona që shkruajtën për vlerat e luftës dhe krimet serbe, këta njerëz Atdhetar e të mençur, që u kujdedën për kujtesën tonë kur ne ishim në gjumë.
Në këtë mënyrë Historia (që fatkeqësisht pak e shkruajtëm vet), dhe Historiografia jonë të mos jenë të ndryshme dhe të mos na përsëriten.
Ju jam fort mirënjohëse: Nusret Pllana, Esat Shala, Afrim Mustafa, Ahmet Qeriqi, Hanëmshahe Ilazi, Fetnete Ramosaj, Bardhyl Mahmuti, Dan Ibrahimi, Nuhi Bytyqi, Ramize Murtezi- Shala, Ukë Thaçi, Dibran Fyelli dhe të gjithë ju poetë që keni shkruar poezi për gjenocidin serb në Kosovë!
Kërkohet aq pak nga ne, prandaj ju lutem bëjeni sot, ( SUBSKCRIBE) “YJET QË NUK VDESIN”, në platformën YOU TUBE.
Unë ndjej përgjegjësi, po ti?
Si qytetare e Kosovës, ndjej përgjegjësi, ju lutem ndërgjegjësohuni iu institucionalistë që na përfaqësoni.
Në fund po i jap dy propozime që shpresoj të mos bien në vesh të shurdhër.
1. Propozoj që autorët e këtyre librave dhe fakteve tjera të lartëcekura të jenë pjesë e Institucioneve Muzeale që mund dhe duhet të themelohen në vazhdim për ruajtjen dhe arkivimin e këtyre dëshmive, fakteve e argumenteve.
2. Propozoj që cilido qoftë Delegacioni i Kosovës në bisedimet e me Serbinë, t’i marr me vete këto libra përmes të cilave arrihet përfasqësimi dinjitoz dhe serioz i gjithë golgotës shqiptate nga regjimi i Serbisë. Ju lutem leni inatet dhe mendjemadhësinë, leni ambicjet personale, këtu në këtë kauzë është Kosova me të gjithë luftëtarët, martirët, viktimat, të burgosurit, të dënuarit, të persekutusrit, me varret pa kufoma e kufomat pa varre e pa emra. Janë kujtimet, shtëpitë, fotografitë, ëndrrat e dëshirat e tyre dhe tonat, zërat dhe ëndrrat e fëmijëve që tani veç në ëndrra mund ti shohim.
Të mos harrojmë, secili kemi nën sqetull amanetin e HERONJËVE.
Është një lutje njerëzore parasëgjithash.
Bashkë do ja dalim ta harrojmë “HARRESËN!
29.07.2020.