LE JOURNAL, 1939/BASHKIMI I GRAVE TË FRANCËS NË VERSAJË ZGJEDH MBRETËRESHËN GERALDINË SI DREJTUESE TË NJË EVENIMENTI BAMIRËSIE
Nga Aurenc Bebja*, Francë.
“Le Journal” ka botuar, të premten e 8 dhjetorit 1939, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me drejtimin e një vepre bamirësie në Versajë nga Mbretëresha Geraldinë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Mbretëresha Geraldinë drejton një ankand bamirësie
Bashkimi i Grave të Francës, komiteti i të cilit në Versajë drejtohet nga znj. Colomb, themeloi në fillim të luftimeve një spital ndihmës ku trajtohen të sëmurët dhe të plagosurit. Për të mirën e kësaj pune, u organizua një shitje bamirësie në një nga sallat në afërsi të spitalit. Mbretëresha Geraldinë e Shqipërisë, e cila gjendej në Versajë, me ftesë të komitetit, erdhi për të kryesuar këtë ngjarje.