Albspirit

Media/News/Publishing

Keqinformimi për Rezistencën Demokratike të Iranit, MEK duhet të çrrënjoset përfundimisht nga media

Regjimi i mullahëve ka shpenzuar dekada të tëra duke shpërndarë informacion të rremë në mbarë botën për sa i përket lëvizjes së Rezistencës demokratike të Iranit. Kjo fushatë ka qenë suplement i represionit të drejtëpërdrejtë ndaj disidencës në formën e burgosjes politike, sulmeve mbi demonstratat publike, dhe vrasjes së aktivistëve. Dhuna politike e regjimit iranian ka dështuar vazhdimisht në përpjekjen për ta penguar rritjen e mbështetjes publike për Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK). Si rrjedhim, mullahët e kanë intensifikuar fushatën demonizuese kundër MEK.

Pavarësisht përpjekjeve të regjimit, Rezistenca Iraniane gëzon mbështetje ndërkombëtareKëshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit organizon çdo vit një tubim të iranianëve jashtë vendit. Në këtë tubim marrin pjesë rregullisht një listë e larmishme mbështetësish nga qarqe politike, akademike, e të sigurisë kombëtare nga vende të shumta në mbarë botën. Organizimi më i fundit i këtij tubimi, i zhvilluar virtualisht në korrik për shkak të pandemisë së koronavirusit, përfshihu dhjetëra folës amerikanë e europianë, duke përfshirë kongresmenë e parlamentarë aktualë e të mëparshëm.

Shumë nga këta personalitete në fjalimet e tyre theksuan dhe dënuan fushatën keqinformuese të cilën e njohin si një lëvizje të dëshpëruar të regjimit për të njollosur imazhin e alternativës së vlefshme ndaj tij. Disa prej tyre vunë në dukje se akuzimet kundër MEK janë hedhur poshtë vazhdimisht me sukses në gjykata pas shfaqjes në mediat perëndimore. Për shembull, ish Senatori amerikan Robert Torricelli solli në vëmendje dy gjykime nga një gjykatë gjermane, njëri në mars 2019 dhe tjetri në korrik 2020, të cilat dhanë urdhër për heqjen e deklaratave nënçmuese për MEK nga artikujt në Der Spiegel dhe Frankfurter Algemeiner Zeitung.

“Më vjen turp t’ju them se e njëjta gjë do të kishte ndodhur edhe me New York Times, po të mos ishte për faktin që ligjet dhe kushtetuta jonë janë ndryshe, dhe gjykatat nuk mund të ndërmarrin një veprim të tillë aq lehtësisht,” tha ai, duke iu referuar siç duket një artikulli të Times që pretendonte se përshkruante kushtet në një kompleks të PMOI në Shqipëri, i cili nisi të merrte formë në 2016-ën pas zhvendosjes së pjesëtarëve të MEK nga Iraku në Shqipëri.

Ashtu si Der Spiegel dhe FAZ, Times ka cituar të ashtu-quajturit “ish-anëtarë” të PMOI në raportimin e saj, por me sa duket e ka bërë këtë ndërkohë që ato të ashtu-quajtura burime janë agjentë të paguar të Ministrisë së Inteligjencës të regjimit dhe shumë prej tyre janë përpjekur pa sukses të infiltrohen në këtë grup. Çështjet gjyqësore në Gjermani vërtetuan se njëri nga burimet që kishte influencuar fort raportimin përkatës ishte keqinterpretuar sikur ishte larguar me vullnetin e tij nga grupi. Dokumentet nga PMOI treguan se në fakt ai ishte dëbuar mbi bazën e dyshimeve për spiunazh dhe kishte nënshkruar emrin e vet për këtë.

Ndonëse mund të jetë qetësues mendimi që, duke qenë se u ekspozua, kjo skemë specifike nuk do të ndikojë më në perceptimet ndërkombëtare, e vërteta është se regjimi do të vazhdojë ta përdorë rrjetin e “gazetarëve miqësorë,” për të vazhduar me fushatën e demonizimit kundër Rezistencës Iraniane. Kjo duket qartë nga fakti që disa nga këto media vazhdojnë t’i përsërisin fjalët dhe akuzat e regjimit iranian kundër MEK, duke e quajtur atë një grup terrorist, pavarësisht faktit që kjo organizatë është çliruar nga ai etiketim në 2012-ën, pasi u demonstrua në disa çështje ligjore se nuk kishte asnjë provë për keqbërje nga ana e këtij grupi.

Raportet e vjetëruara e të pasakta vazhdojnë me raste të citohen në mënyrë keqdashëse nga mediat e sotme me qëllimin për të mbajtur gjallë fjalët dhe keqinformimin e ndërtuar nga regjimi. Kjo pa dyshim që do të ndodhë edhe me ato fjalë që janë shfaqur në Der Spiegel dhe në Times, edhe nëse nga të dyja këto publikime hiqen rastet e mëparshme. Në fund të fundit, të dyja janë cituar gjerësisht në mediat shtetërore iraniane, për të legjitimizuar fjalët që vetë ato media i kanë krijuar. Dhe me burime supozimisht të respektuara që i mbështesin, raportet e mediave shtetërore të regjimit pa dyshim që do të merren nga rrjete gjysëm-profesionale përtej kufijve të Iranit, dhe në fund do të riciklohen e shndërrohen në publikime madhore në SHBA e Europë.

Nga këtu, po këto pretendime do të duhet të kundërshtohen sërish nga e para, dhe ky cikël do të përsëritet derisa gazetarët profesionistë të fillojnë t’i respektojnë angazhimet e tyre dhe t’i refuzojnë informacionet që marrin për opozitën e organizuar të Iranit nga regjimi dhe agjentët e tij. Një skepticizëm i tillë profesional ka qenë gjithmonë i domosdoshëm për sa i përket MEK-ut dhe regjimit iranian, por është bërë edhe më i domosdoshëm vitet e fundit, teksa regjimi është përmbytur nga krizat.

Në janar 2018, Irani u bë skena e një kryengritjeje masive kundër diktaturës klerikale, dhe Lideri Suprem i regjimit Ali Khamenei pranoi se MEK kishte “planifikuar për muaj të tërë” t’i lehtësonte këto protesta dhe të popullarizonte sllogane provokative si “vdekje diktatorit.” Kjo lëvizje mbarëkombëtare u shtyp gjerësisht nga fundi i atij muaji, por u ringjall në një shkallë edhe më të gjerë në nëntor 2019. Në periudhën midis dy kryengritjeve, Khamenei dhe zyrtarë të tjerë udhëheqës kishin paralajmëruar shpesh mbështetësit e tyre lidhur me kërcënimin që MEK përbën për ruajtjen e pushtetit prej tyre.

Tani, kryengritja e nëntorit mbetet një kujtim i afërt, ashtu si edhe përgjigjja në panik e regjimit, e cila vrau 1,500 protestues paqësorë. Me kalimin e kohës, shfaqjet e njëkohësishme të mizorisë e dobësisë do të nxisin pa dyshim një tjetër rrebesh kërkesash të publikut për ndryshim regjimi. Dhe deri kur kjo të ndodhë, Teherani do ta rrisë fushatën e keqinformimit kundër Rezistencës Iraniane, e cila mund të luajë dhe do të luajë një rol udhëheqës gjatë kryengritjes së ardhshme dhe do të përgatisë terrenin për qeverinë demokratike që do të themelohet mbi shembjen e regjimit aktual.

Përkushtimi i MEK ndaj demokracisë është pa dyshim një nga gjërat që janë vënë në dyshim nga propaganda dhe keqinformimi që rrjedhin nga Ministria iraniane e Inteligjencë. Por, siç vuri në dukje ambasadori amerikan Lincoln Bloomfield në fjalimin e tij në konferencën e korrikut të NCRI-së, ky përkushtim ka qenë i qëndrueshëm, i pagabueshëm, dhe plotësisht i qartë.

Duke reflektuar mbi përvojën e tij në hetimin e MEK, përpara heqjes së kësaj organizate nga lista terroriste e Departamentit të Shtetit, Bloomfield tha, “Sa më shumë që kërkoja, aq më shumë kuptoja se historia e këtij grupi… është fshirë. Është keqinterpretuar plotësisht. Mësova se MEK kërkonte demokracinë dhe lirinë e mbledhjes, lirinë e fjalës, dhe praktikimin e Islamit në një mënyrë që përputhet me jetën moderne, dhe ndjekjen e një abuzimi grotesk të besimit fetar për të mbështetur tiraninë politike.”

Organizata që përshkroi ai është një organizatë të cilën çdo komb modern e demokratik do ta mbështeste hapur, nëse llogaritjet e tyre politike nuk do të ishin shtrembëruar nga disa dekada propagandë e keqinformim. Ndërkohë që populli i Iranit e ka treguar dëshirën e tij për ndryshim regjimi, dhe kur zyrtarët e regjimit e pranojnë rolin e Rezistencës Iraniane në përmbushjen e ndryshimit të regjimit, mediat globale duhet ta spastrojnë veten nga deklaratat e rreme dhe keqinformimi që tashmë mbizotërojnë diskutimin mbi Rezistencën Demokratike të Iranit. Ata që kanë nxjerrë raporte të rreme për MEK në të shkuarën duhet t’i nderojnë angazhimet e tyre dhe të marrin anën e popullit iranian, e jo të turren në ndihmë të regjimit të Iranit.

Please follow and like us: